• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Krishtlindja/ Kleri katolik dhe ortodoks urojnë besimtarët, imzot Massafra: Më 2024 u lumnuan dy martirë shqiptarë

24 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kur mbeten edhe pak orë nga mesha tradicionale e Krishtlindjes, klerikët katolikë dhe ata ortodoksë i’u drejtuan besimtarëve me urimet për lindjen e Jezu Krishtit dhe me mesazhin e përvitshëm me rastin e kësaj feste.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, u kujtoi besimtarëve se viti 2024 shënoi një nga momentet më të rëndësishme për kishën, atë të lumnimit të dy martirëve të rinj, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova.

“Si Kishë në Shqipëri, më 16 nëntor të këtij viti, morëm një hir të madh me Lumnimin e Martirëve tanë Luigj Paliqi dhe Gjon Gazulli: dy shembuj të mrekullueshëm të bashkëpunimit aktiv me Hyjin për shpëtimin e botës. Sakrifica e jetës së tyre, në fakt, nuk ishte qëllim në vetvete, por kontribuoi në rivendosjen e drejtësisë dhe të paqes në popullin e tyre: në këtë mënyrë ata u bënë instrumente në duart e Hyjit për shpëtimin e vëllezërve dhe të motrave të tyre që ndodheshin në vështirësi të mëdha”, deklaroi ai.

Lexo edhe:

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

Përmes mesazhit të tij, imzot Massafra, uroi besimtarët që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e tyre dhe që secili të bëjë më të mirën dhe të angazhohet në jetën kishtare dhe shoqërore. “Të gjitha familjeve të kësaj toke të dashur shqiptarë dhe në veçanti atyre të kësaj Arqipeshkvie, ju uroj që të kenë marrëdhënie të shëndosha sipas modelit të Familjes së Shenjtë. Të rinjve ju uroj që t’i hapen jetës, që të mos shkurajohen në ndërtimin e të ardhmes së tyre duke ndjekur rrugën e të mirës. Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse”, tha imzot Massafra.

Ndërsa Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, thotë në mesazhin e tij se kremtimi i vërtetë i Krishtlindjeve duhet të jetë aktualizimi dhe përjetimi i kësaj ngjarje në vetë qënien e besimtarëve, sepse vetëm kështu krishti do të jetë i gjallë dhe i pranishëm në jetën e tyre.

“Bota po përballet me kriza të shumta ekonomike, luftëra dhe varfëri. Sot, më shumë se kurrë, është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore, sepse krizat ekonomike, luftërat dhe varfëria burojnë nga një krizë shpirtërore. Pa e shëruar krizën shpirtërore, nuk mund ta shërojmë atë ekonomike dhe nuk mund të kemi paqe dhe pa paqe do të kemi vazhdimisht luftëra, konflikte dhe varfëri”, deklaroi ai.

“Të mos mendojmë vetëm për veten tonë, por edhe për të gjithë të tjerët, sidomos për të varfërit dhe për njerëzit në nevojë” u shpreh në mesazhin e tij Mitropoliti Joan.

“Duhet të jemi të pranishëm në jetën e përditshme të shoqërisë, për të përhapur, jo vetëm me fjalë, po me vepra dhe me shembull personal, frymën e ngrohtë të dashurisë dhe dhembshurisë ndërmjet njerëzve, për të mos lënë shoqërinë njerëzore të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe arrogancës dhe të fragmentohet nga indiferenca dhe apatia”.

Në mesazhet e tyre për Krishtlindjen, klerikët po u bëjnë thirrje besimtarëve që të reflektojnë për periudhën që po kalon shoqëria shqiptare si dhe për promovim të dashurisë për njëri-tjetrin dhe për mjedisin./Voa/

Tags: katolikekrishtlindjeortodokse

Nga Kategoria

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.
Lajme

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.
Aktualitet

Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

8 Dhjetor, 2025

Bryan Mbeumo shënon, Manchester United fiton bindshëm 4–1 ndaj Wolves

8 Dhjetor, 2025
Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë

8 Dhjetor, 2025

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.

Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij

8 Dhjetor, 2025
Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus.

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus

8 Dhjetor, 2025
“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.

“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusin

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.