• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 5 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

KPA shkarkon nga detyra kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

9 Prill, 2025
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot (9 prill 2025) kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj.

Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë kompetencat e ish-komisionerëve, u qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar shkarkimin e tij.

Lexo edhe:

Evis Kushi marton mbesën: Nusja më e bukur

Mos flini me grim, ja çfarë mund t’i ndodhë fytyrës suaj

Gjatë parashtrimeve dhe konkluzioneve përfundimtare ai renditi gjetjet, qëndrimet dhe kërkimet për gjithë çështjet e trajtuara në ankim duke vlerësuar se subjekti nuk ka qenë bindës në shpjegimet e tij, e për rrjedhojë nuk ka arritur të kundërshtojë barrat e provës.

Dumani kërkoi që të gjitha gjetjet për çështjet e shqyrtuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Në ankim u trajtuan disa çështje, për të cilat u evidentua se subjekti nuk kishte regjistruar procedim për një pjesë të veprave penale të referuara nga policia dhe ka konkluduar më tej me pushimin e hetimeve.

Një i hetuar nga prokurori Shehaj për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ka rezultuar se është kapur me rreth 3 kg hashash dhe lëndë plasëse e modifikuar me qëllim mundësimin e shpërthimit në distancë nëpërmjet telefonave të lëvizshëm.

Shehaj dërgoi çështjen për gjykim duke kërkuar nga 5 vjet burg për secilën vepër penale dhe në bashkim të dënimeve, përfundimisht 5 vjet heqje lirie që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohej në 3 vjet e 4 muaj për arsye të uljes së 1/3-ës së dënimit.

Po ashtu, Shehaj kërkoi edhe pezullimin e dënimit dhe vendosjen në shërbim prove.

Në një tjetër çështje që ju nështrua shqyrtimit gjyqësor në Kolegj, u ngritën pretendime se subjekti e kishte hetuar në kushtet e konfliktit të interesit, pasi emri i tij përmendej në letrën me përmbajtje ku konstatohej kanosje ndaj Shehajt dhe magjistratëve të tjerë.

Për dy çështje të transferuara nga KPK për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, u konstatua se ishin tejkaluar afatet ligjore të shkeljeve.

Në përfundim të procesit, Dumani konstatoi se subjekti nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore dhe se ka mungesë të arsyetimit ligjor.

Ai kërkoi që mangësitë e evidentuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Erjon Shehajt.

Subjekti u mbrojt duke pretenduar se kishte vepruar në përputhje me ligjin.

Po ashtu, pretendoi se drejtuesi i SPAK paraqiti konlkluzione jashtë shkaqeve të ankimit dhe se vlerësimi tërësor nuk mund të kryhet në një kriter.

Sipas Shehajt gjetjet e konstatuara nuk mund të cënojnë indikatorët e aspektit profesional dhe aq më pak të vlerësohet për cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Kolegji gjeti të drejtë mungesën e arsyetimit në rastet e mosregjistrimit të një pjese të veprave penale të referuara nga policia.

Po ashtu, është konstatuar mungesë e kryerjes së hetimeve dhe e arsyetimeve, që Kolegji i çmon si mangësi në drejtim të njohurive ligjore.

Është gjetur i drejtë edhe konstatimi se subjekti duhej të kishte hequr dorë nga hetimi çështjes për kanosje të gjyqtarit, kur në letrën kërcënuese përmendej dhe emri i tij, fakt që sipas KPA, ishte evidentuar dhe nga vetë Shehaj në aktet për kalimin e çështjes për kompentencë në një tjetër prokurori.

Kolegji vlerëson se nga pesha që kanë moskryerja e veprimeve dhe mungesa e arsyetimeve në disa prej çështjeve të shqyrtuara, janë trajtuar në vlerësimin tërësor.

Sipas Kolegjit, mangësitë janë të tilla që nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës dhe në vlerësimin tërësor të tyre çojnë në konkluzionin se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Bazuar në këto argumente, Kolegji vendosi të ndryshojë vendimin e Komisionit për prokurorin Erjon Shehaj dhe e shkarkoi atë nga detyra.

Tags: altin dumaniErjon Shehajkpa

Nga Kategoria

Aktualitet

Evis Kushi marton mbesën: Nusja më e bukur

5 Korrik, 2025
Ekstra

Mos flini me grim, ja çfarë mund t’i ndodhë fytyrës suaj

5 Korrik, 2025
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

5 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Evis Kushi marton mbesën: Nusja më e bukur

5 Korrik, 2025

Mos flini me grim, ja çfarë mund t’i ndodhë fytyrës suaj

5 Korrik, 2025

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

5 Korrik, 2025

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Po e mendojmë seriozisht

5 Korrik, 2025

Disa ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

5 Korrik, 2025

Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”/ Hetimet, pushohen nga puna drejtori i burgut të Drenovës dhe shefi i policisë

5 Korrik, 2025

Mirupafshim Barcelona! Mesfushori largohet nga katalanasit dhe bëhet shokë ekipi me sulmuesin shqiptar

5 Korrik, 2025

Juventus i fiksuar keq pas Jadon Sancho, ka dy propozime për Man. United

5 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.