• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 9 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kosovë/ Pesë muaj pa Kuvend aktiv, marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje mbesin pezull

3 Maj, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të fundit, Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë plenare dhe mori vendime në fillim të dhjetorit 2024. Derisa, ligjvënësit e kaluar ndalën punën dy muaj para zgjedhjeve, tre muaj pas, të rinjtë nuk po arrijnë të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngritja e tarifave të rrymës me pasojë rritjen e çmimeve tjera, deri te shtesat e policëve dhe ushtarëve, u përmendën mes problemesh që do të duhej t’i trajtonte ky institucion, gjatë kësaj periudhe të jofunksionalitetit.

Saktësisht 150 ditë më parë datojnë vendimet e fundit që nxori Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet seancës plenare.

Lexo edhe:

“I dhashë doktorit 3500€,” qytetari tregon negociatat për një operacion te Trauma

Berisha paralajmëroi kandidat të ri për Bashkinë Tiranë, Flor Binaj: Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë

Edhe pse zgjedhjet u mbajtën më 9 Shkurt, ligjvënësit nga legjislatura e tetë u mblodhën për punë vetëm deri më 5 Dhjetor 2024, duke lënë pa shqyrtuar e pa miratuar rreth dhjetë marrëveshje ndërkombëtare dhe një mori ligjesh.

Një muaj para fushatës, një muaj fushatë, e gati tre të tjerë pas zgjedhjeve, pa përfshirë mbledhjen solemne të përbashkët me Kuvendin e Shqipërisë më 20 dhjetor, betimi i deputetëve në legjislaturën e re, ende të pa konstitutuuar, është rezultati i vetëm.

Duke e pranuar si fakt shqetësues – situatën me Kuvendin praktikisht jofunksional për pesë muaj – kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj listoi disa pasoja.

“Është vonuar shumë edhe certifikimi i rezultatit. Humbëm të paktën një muaj, se në 30 ditë është dashur të certifikohet rezultati. Tani sikurse e shihni po humbim kohë. Këto kanë pasoja, këto lënë pasoja në jetën e brendshme. Shtrenjtimi i energjisë shkaktoi shtrenjtim të çmimeve. Për shembull nuk trajton më kush tema konkrete çka po ndodhë me vendin?! Një ditë dëgjova në lajme që ende nuk u janë paguar shtesat policëve e ushtarëve”, ka thënë Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Pasi theksoi se Kosova është në ngërç politik, në raport me konstituimin e legjislaturës së re, deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se jofunksionaliteti i Kuvendit daton më herët se seanca e fundit e rregullt.

“Prej fillimit, Shkurtit ose Marsit të vitit 2024, dhe tendenca për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, ju kujtohen ato lëvizjet ato takimet, Kuvendi nuk ka qenë funksional. Ka qenë funksional vetëm kur janë mbledhur një mori ligjesh sa për t’i kaluar ose grupe të ndryshme interesave, borde, siç ishin tendencat për kapjen e bordeve dhe agjencive të pavarura. Kuvendi ka qenë jofunksional gjatë gjithë vitit 2024 dhe ju jeni dëshmitarë të saj kohe”, ka thënë Armend Zemaj, deputet i LDK-së.

Derisa deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 Shkurtit, deri tani, kanë dështuar 10 herë të konstituojnë legjislaturën e nëntë, edhe në të kaluarën ndërprerjet dhe vazhdimet ishin praktikë e shpeshtë.

Bazuar në matjet e Institutit Demokratik të Kosovës, rreth 35% e seancave në legjislaturën e tetë rezultuan me vazhdime – dhe në të gjitha rastet ndërprerjet ishin si pasojë e mungesës së kuorumit.

Tags: kosovekuvend

Nga Kategoria

Aktualitet

“I dhashë doktorit 3500€,” qytetari tregon negociatat për një operacion te Trauma

8 Prill, 2026
Aktualitet

Berisha paralajmëroi kandidat të ri për Bashkinë Tiranë, Flor Binaj: Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë

8 Prill, 2026
Aktualitet

Makina merr përpara barrierat e rrugës dhe përfundon në kanal, shoferi në spital

8 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

PSG triumfon bindshëm ndaj Liverpoolit në Paris

8 Prill, 2026

Barça bie në Camp Nou, Atlético hedh një hap të madh drejt kualifikimit

8 Prill, 2026

“I dhashë doktorit 3500€,” qytetari tregon negociatat për një operacion te Trauma

8 Prill, 2026

Irani akuzon SHBA-në për shkelje të tre pikave kyçe të marrëveshjes

8 Prill, 2026

Berisha paralajmëroi kandidat të ri për Bashkinë Tiranë, Flor Binaj: Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë

8 Prill, 2026

Macron: Armëpushimi i Iranit duhet të zbatohet edhe për Libanin, situata është kritike

8 Prill, 2026

Makina merr përpara barrierat e rrugës dhe përfundon në kanal, shoferi në spital

8 Prill, 2026

A do ta thyejë armëpushimin konflikti midis Izraelit dhe Libanit?

8 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.