• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Koreja e Veriut thotë se raketa e re hipersonike do t’i “frenojë” rivalët

7 Janar, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Koreja e Veriut tha të martën se raketa më e fundit që e testoi është raketë e re hipersonike, me rreze të mesme veprimi, e dizajnuar për t’i goditur shënjestrat në Paqësor.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar se do ta zgjerojë arsenalin bërthamor të Phenianit për t’i kundërshtuar kombet rivale.

Të hënën, Ushtria e Koresë së Jugut tha se e vërejti Korenë e Veriut duke e lëshuar një raketë e cila fluturoi 1.100 kilometra para se të binte në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Lexo edhe:

E dashuruar? Gazetarja Anila Hoxha flet si rrallë herë për jetën personale

Morën peng 56-vjeçarin dhe “i mbushën barkun”, në kërkim dy të rinj, policia zbardh motivin

Koreja e Veriut ka demonstruar sisteme të shumta armësh vitin e kaluar, të cilat mund t’i vënë në shënjestër fqinjët e saj, si dhe Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e armëve të testuara ka pasur edhe raketa balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë.

Janë ngritur shqetësime se Veriu mund t’i avancojë edhe më tej aftësitë e veta ushtarake përmes teknologjisë së ofruar nga Rusia, pasi këtu dy vende kanë rritur bashkëpunimin për luftën në Ukrainë.

Në vitet e fundit, Koreja e Veriut ka lëshuar dhe testuar raketa të ndryshme me rreze të mesme veprimi, të cilat, nëse perfeksionohen, mund ta arrijnë bazën ushtarake të SHBA-së në Guam.

Prej vitit 2021, ajo ka testuar amë hipersonike të dizajnuara për të fluturuar të paktën pesë herë më shpejt sesa shpejtësia e zërit.

Qëlllimi i shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së armëve të tilla është t’i bëhet ballë sistemeve rajonale të mbrojtjes raketore. Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto raketa mund të fluturojnë vazhdimisht me shpejtësinë e njëjtë siç pretendon Veriu.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se Kimi e mbikëqyri testimin e raketës të hënën dhe se raketa udhëtoi 1.500 kilometra, duke i arritur dy pika të ndryshme kulmore, 99.8 kilometra dhe 42.5 kilometra, dhe se arriti një shpejtësi 12 herë më të shpejtë se shpejtësia e zërit, para se ta godiste saktë shënjestër detare.

Lee Sung Joon, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, deklaroi se ushtria koreanojugore beson se Koreja e Veriut po i ekzagjeron aftësitë e sistemit të saj hipersonik, duke theksuar se raketa mbuloi një distancë më të vogël dhe se ajo nuk e arriti një pikë të dytë kulmore në trajektoren e saj.

Sipas Lee, ka mundësi që ky testim ishte vazhdim i një testimi tjetër të një rakete balistike hipersonike me rreze të mesme, i kryer në prill.

Ai gjithashtu e vuri në dyshim efikasitetin e përdorimit të këtyre sistemeve në një territor relativisht të vogël si Gadishulli Korean. Ai shtoi se ushtritë e Koresë së Jugut dhe SHBA-së po vazhdojnë ta analizojnë raketën.

Kim Jong Un e përshkroi raketën si arritje thelbësore në qëllimet e tij për ta përforcuar programin mbrojtës bërthamor të Koresë së Veriut, duke e krijuar një arsenal “që askush nuk mund t’i përgjigjet”, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).

Kim e përsëriti se këmbëngulësia e tij për forcimin e arsenalit bërthamor ka për qëllim kundërpërgjigjen ndaj “kërcënimeve të ndryshme të sigurisë të ngritura nga forcat armiqësore”. Por, KCNA nuk përmendi kritika të drejtpërdrejta ndaj Uashingtonit, Seulit apo Tokios.

Lëshimi i raketës ndodhi gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Seul, ku ai zhvilloi bisedime me aleatët koreanojugorë mbi kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe çështje të tjera.

Në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, Blinkeni e dënoi lëshimin e raketës nga Koreja e Veriut, duke theksuar se kjo veprimtari shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër programeve të armëve të Veriut.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për rritjen e bashkëpunimit midis Koresë së Veriut dhe Rusisë në luftën e Moskës në Ukrainë.

Blinken e përshkroi bashkëpunimin ushtarak mes Phenianit dhe Moskës si “rrugë dypalëshe”, duke thënë se Rusia i ka ofruar pajisje ushtarake dhe trajnim Veriut dhe se synon t’i japë edhe teknologji hapësinore dhe satelitore.

Sipas vlerësimeve nga SHBA, Ukraina dhe Koreja e Jugut, Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 10.000 trupa dhe sisteme armësh konvencionale për ta mbështetur fushatën luftarake të Moskës.

Ka shqetësime se Rusia mund t’i dhurojë Koresë së Veriut teknologji të avancuar armësh në këmbim, gjë që ka mundësi ta rrisë kërcënimin që përben ushtria e Kimit e armatosur me armë bërthamore.

Në një konferencë politike për fundvit, Kim Jong Un u zotua se do ta zbatojë politikën “më të ashpër” kundër SHBA-së dhe kritikoi përpjekjet e administratës Biden për ta forcuar bashkëpunimin e sigurisë me Seulin dhe Tokion, të cilin e përshkroi si një “bllok ushtarak bërthamor për agresion”./REL

Nga Kategoria

Lajme

E dashuruar? Gazetarja Anila Hoxha flet si rrallë herë për jetën personale

15 Shtator, 2025
Aktualitet

Morën peng 56-vjeçarin dhe “i mbushën barkun”, në kërkim dy të rinj, policia zbardh motivin

15 Shtator, 2025
Bota

Marrëveshja për paqe hap kufijtë, pozicionon Azerbajxhanin si një portë turistike për Kaukazin e Jugut

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

E dashuruar? Gazetarja Anila Hoxha flet si rrallë herë për jetën personale

15 Shtator, 2025
Protestë për ujë në Sopë, banorët e Martaneshit akuzojnë hidrocentralin e ri për mungesën e ujit në pesë fshatra.

Protestë për ujë në Sopë, banorët e Martaneshit akuzojnë hidrocentralin e ri për mungesën e ujit në pesë fshatra.

15 Shtator, 2025

Real Madrid paraqet një ankesë të detajuar pranë FIFA-s për problemet me arbitrazhin dhe skandalin Negreira të Barcelonës pas kartonit të kuq ndaj Dean Huijsen.

15 Shtator, 2025

Morën peng 56-vjeçarin dhe “i mbushën barkun”, në kërkim dy të rinj, policia zbardh motivin

15 Shtator, 2025
Dy punëtorë të një autoshkolle dhe një anëtar i Kryqit të Kuq në Fushë-Kosovë arrestohen.

Dy punëtorë të një autoshkolle dhe një anëtar i Kryqit të Kuq në Fushë-Kosovë arrestohen

15 Shtator, 2025

Kryeprokurori Olsian Çela takim me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë/ Zbulohen detajet…

15 Shtator, 2025

Marrëveshja për paqe hap kufijtë, pozicionon Azerbajxhanin si një portë turistike për Kaukazin e Jugut

15 Shtator, 2025

RTSH nuk paguan punonjësit, pas Kozeta Kurtit, Florian Agalliu nxjerr mesazhet me Eni Vasilin: Ju nisa letër si dashnorët dikur…

15 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.