Ky vit i ri shkollor në qarkun e Korçës do të nisë me 3 726 nxënës më pak se viti i kaluar, duke e ulur numrin total të nxënësve nga 21 080 në 17 354.
Si pasojë e kësaj situate disa shkolla në qytetin e Korcës janë bashkuar, dhe dhjetra klasa të para nuk janë hapur sepse nuk ka patur regjistrime.
Rreziku më i lartë qëndron për shkollat 9 vjeçare që ndodhen në zonat rurale, të cilat rrezikojnë të mbyllen për shkak të rënies së lindshmërisë dhe rritjes të emigracionit.
Kryetari i sindikatës të mësuesve në Korçë e përshkruan reduktimin me gati një të katërtën e nxënësve, si një tregues alarmant që kërkon ndërhyrje direkte në sistemin arsimor.
Kjo ulje drastike e numrit të nxënësve reflektohet edhe tek mësuesit të cilët ngelen pa ngarkesë mësimore, çka mund të çojë që një pjesë prej tyre të punojnë si mësues ndihmës ose në programe passhkollore.