• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 16 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Kontrabandistët e floririt nga Franca, SPAK kërkon 90 vite burg për shoferin e Ardi Veliut dhe të tjerët

5 Nëntor, 2024
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe anëtarët e tjerë të cilët që merreshin me vjedhjen e bizhuve dhe mallrave të tjera të shtrenjta në Francë, të cilat më pas shiteshin në argjendaritë e Tiranës.

Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Sokol Idrizajn, ish-shoferi i Ardi Veliut, 10 vite burg për bashkëshorten e Sokolit, Elda Idrizaj, 10 për të birin Egi Idrizaj dhe 6 vite për vajzën tjetër të çiftit Bora Idrizaj.

Po ashtu është kërkuar 12 vite burg për Agustin Mesulin, Altin Doden, 10 vite për Florian Bakun, dhe 6 vite për Vangjush Kasharrën e Tmorr Baruti.

Lexo edhe:

Një orë pas nisjes së takimit Trump-Putin, ja çfarë dihet deri më tani

Putin shmang pyetjen e gazetarëve: Kur do ndaloni së vrari civilë?

Ky grup vepronte mes qytetit të Lion dhe Tiranës, ku bënte pjesë Sokol Idrizaj, ish-shoferi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pronari i argjendari “Kashara” në Tiranë dhe disa pronarë të agjencive të transportit.

Hetimi është realizuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, të krijuar në muajin qershor 2022, midis Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Lionit, Francë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, një strukturë kriminale ishte krijuar në rajonin e Lionit-Francë, e cila në bashkëpunim me një grup kriminal nga Shqipëria, koordinonte aktivitete të ndryshme të paligjshme, dhe fitimet e realizuara i dërgonte në Shqipëri.

Veprimtaria kriminale e tyre kamuflohej pas aktivitetit të disa agjencive të udhëtimeve, me objekt veprimtarie në transportin e udhëtarëve dhe mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas. Akuzat në ngarkim të 12 shtetasve të pandehur:

Agustin MESULI dhe Altin DODA, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 170/c dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

Florian BAKU, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 287 dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

Sokol IDRIZAJ, Elda IDRIZAJ dhe Egi IDRIZAJ, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 174 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 178 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Fshehja e të ardhurave”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 180/3 dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Dejvi SKËNDERAJ, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 174/2, i Kodit Penal;

“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244/1, i Kodit Penal;

“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuar nga neni 178/1, i Kodit Penal;

“Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal.

Bora IDRIZAJ, e akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kontrabanda me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 174/2, i Kodit Penal;

“Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, e parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal,

“Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal.

Vangjush KASHARA dhe Tomor BARUTI, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 170/c dhe 28/4, të Kodit Penal;

“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1, i Kodit Penal;

“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2, i Kodit Penal, dhe

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi, i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

Gentian AGA dhe Alid SHEHI, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme thotë se grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të këtij aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.

1- Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, personat e proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, etj.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze ka rezultuar e provuar se Sokol Briant, pas grumbullimit në mënyrë të vazhdueshme të sendeve të vjedhura (nga bashkëpunëtorët e tij), si dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale në Hotel d’Alsace (i cili menaxhohej po nga Sokoli), i’a dorëzonte të pandehurve Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, të cilët punonin si shoferë në itinerarin Shqipëri-Francë-Shqipëri, dhe merrnin përsipër transportin e tyre në mënyrë të fshehtë, kundrejt fitimit nga 3%-7%.

2- Grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sokol, Elda, Egi Idrizaj, dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar nga autoritetet franceze, të cilët kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme kriminale nëpërmjet transportimit të shumave monetare të padeklaruara nga Shqipëria-Francë, dhe blerjes së produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze po në Francë. Blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë, ashtu dhe nëpërmjet kartave bankare (të hapura në emrin e tyre si dhe të lidhjeve të tyre shoqërore).

Këto produkte janë transportuar nga të pandehurat Elda dhe Egi Idrizaj, nga të pandehurit Dejvi Skënderaj dhe Bora Idrizaj, si dhe nga kompanitë e transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, të cilat janë futur kontrabandë në Shqipëri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Idrizaj, për interesa të aktivitetit të paligjshëm kriminal merrnin shuma të konsiderueshme monetare me përqindje (deri në 10% në muaj), nga persona të cilat nuk ishin të licencuar për të kryer një aktivitet të tillë, e më konkretisht nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti, të cilët kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.

Drejtuesit e kompanive të transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, respektivisht të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, kanë marrë përsipër transportin e produkteve të veprës penale dhe dorëzimin e tyre të sigurt me garanci 100% në Shqipëri, duke patur mbështetjen e autoriteteve policore në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, e më konkretisht të pandehurve Gentian Aga dhe Alid Shehi, të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar si krim nga neni 248 i Kodit Penal.

Bazuar edhe në aktet e administruara nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadrin e dosjes “Shkodër42”, ka rezultuar se gjatë periudhës objekt hetimi janë konstatuar mbi 300 vjedhje të kryera, dhe sendet e vjedhura (kryesisht bizhuteri prej ari, orë dore, pajisje elektronike etj),  i’a kanë rishitur subjektit Sokol Briant, në ambientet e hotelit ku punonte në Lyon-Francë, dhe disa prej këtyre produkteve të krimit, janë sekuestruar në banesat e të pandehurve.

Gjatë kontrolleve të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

– 59.100 Euro; 10 000 USD kanadez; 57 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & 7Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice); 1 (një) aparat fotografik; 9 laptopë; 7 I-Pad; 3 tablet; 28 aparate celularë; 2 kompjutera; 33 copë bizhu dhe 2 monedha ari; 1 stilolaps Cartier; 2 Stilografë; sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme (DG; Louis Vuitton; Ray Ban; Giorgio Armani; Versace); sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi, Channel Blue, Armani “Si”, Louis Vuitton); karta të ndryshme bankare; veshje të markave të ndryshme (Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga); çanta apo këpucë të firmave prestigjoze etj.

Janë proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë 13 persona, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga këto autoritete janë sekuestruar: sasia 305,000 Euro (230,000 Euro në kartëmonedha, dhe pjesa tjetër në llogaritë e personave të proceduar); 115 copë bizhu të ndryshme; 50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme ka proceduar me pushimin e hetimeve në ngarkim të personave nën hetim Agustin Mesuli, Altin Doda, Sokol Idrizaj, Elda Idrizaj, Egi Idrizaj dhe Bora Idrizaj, për kundërvajtjen penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, të parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal, pasi bazuar në nenin 6 të Ligjin Nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”, kjo kundërvajtje, përjashtohet nga ndjekja penale

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 52 të vitit 2022, numërtimin si procedimi penal Nr.52/2 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve.

Tags: ardi veliukontrabandeSokol Idrizajspak

Nga Kategoria

Bota

Një orë pas nisjes së takimit Trump-Putin, ja çfarë dihet deri më tani

15 Gusht, 2025
Bota

Putin shmang pyetjen e gazetarëve: Kur do ndaloni së vrari civilë?

15 Gusht, 2025
Aktualitet

Bardh Spahia thyen këmbët në ndeshjen e futbollit me djalin dhe nipat

15 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Ukraina, shtet vëlla! Ajo që ndodhi ishte tragjedi”, Putin në konferencë: Po të ishte Trump president s’do kishte luftë

15 Gusht, 2025

“Do të telefonoj NATO-n dhe Zelenskyn”, Trump pas takimit me Putin: Një pikë e rëndësishme ku nuk ishim dakord…

15 Gusht, 2025

Trump: Do të më kritikojnë, por…

15 Gusht, 2025

“Takim jashtëzakonisht produktiv”, Trump flet pas samitit me Putin: Duhet bërë më shumë për Ukrainën

15 Gusht, 2025

Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

15 Gusht, 2025

“Jemi vetëm 4 km larg”, Putin flet në konferencën me Trump: I thashë ‘përshëndetje komshi’

15 Gusht, 2025

Nis konferenca Trump-Putin, presidenti rus: Negociatat ishin të dobishme!

15 Gusht, 2025

“Shkëlqyeshëm”/ Detajet e para nga takimi Trump-Putin, ministri rus zbuloi se…

15 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.