Donald Trump ka shkaktuar reagime të gjera në rrjetet sociale pas një postimi në Truth Social, ku sulmoi gazetaren e New York Times, Katie Rogers. Pas publikimit të një artikulli që analizonte nëse ai po shfaqte shenja lodhjeje, Trump e etiketoi gazetaren si “të shëmtuar”.
Ky nuk është incidenti i parë i natyrës ofenduese ndaj grave. Vetëm pak ditë më parë, Trump u kritikua gjerësisht pasi e quajti një gazetare tjetër “derri”, duke nxitur akuza të reja për gjuhë denigruese ndaj grave.
Këto komente kanë shkaktuar një valë reagimesh online, ku shumë përdorues i kanë cilësuar qëndrimet e tij si misogjine dhe të papranueshme. Kritikët argumentojnë se sulmet e tilla përbëjnë një shembull të qartë të mungesës së respektit ndaj grave dhe profesionit të gazetarisë.
Në një kohë kur barazia gjinore dhe roli i grave në media janë tema qendrore të debatit publik, deklaratat e Trump-it kanë rihapur diskutimet mbi sjelljen e tij dhe ndikimin e kësaj sjelljeje tek opinioni publik.









