• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 5 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Kodi i ri dënon më pak korrupsionin! Juristët kritikojnë draftin: Ndërhyrjet në Kod s’janë të plota.

5 Gusht, 2025
tek Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal.

Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, por rindërtimi i fjalive shton paqartësinë e gjykimit ku duhet vërtetuar qëllimi kriminal për nenin e shpërdorimit të detyrës apo qëllimi i përfitimit në dispozitën e shkeljes së barazisë në tendera.

Juristët kritikojnë se këto ndryshime të propozuara rrezikojnë të prodhojnë një klimë pandëshkueshmërie në sektorin publik në një kohë kur flitet se prioritet është lufta kundër korrupsionit.

Lexo edhe:

Polici i Portokallisë i bie xhamit me kokë

Olsi Bylyku dedikim prekës të dashurës për datëlindje

“Shpërdorimi i detyrës është një dispozitë blanket që në formulimin që është në fuqi neni 248 është një thes i madh e quajmë ne avokatët që mund të interpretosh shumë shkelje të një zyrtari dhe parashikon një masë më të lartë deri në 7 vite burgim për ata që kanë vepruar ose skanë vepruar në kundërshtim me ligjin.ky nen në mendimin tim do kishte nevojë për saktësime por jo për një tregim që e bën edhe më të paqartë. Vetë fakti të parashikimit të një dënimi më të ulët në draftin e ri përcakton një lehtësim në vetvete për personat e çuar para drejtësisë”-shprehet avokati Altin Kaziaj.

“Vepra penale e shpërdorimit të detyrës ka nevojë për një rikonfigurim se praktikisht sot është shndërruar në një nen që dënon çdo lloj veprimi ose mosveprimi të zyrtarëve, por loja e fjalëve që kanë bërë në tekst nuk e zgjidh situatën. Për shembull thuhet ‘qëllimi kriminal”, kur kjo është pjesë thelbësore e analizës së ekzistencës ose jo të veprës penale. Ndërhyrja është jo e saktë, jo e plotë, për mua do të sjell keqësim dhe rritje të subjektivitetit të zbatimit të ligjit me këto çështje”-shprehet Jaordan Daci.

Procedimet e deritanishme për abuzimet me tenderat nuk duhet të klasifikohen të gjitha vepra penale, sipas konstitucionalistit Jordan Daci. Reforma në vlerësimin e tij është e nevojshme, ku zgjidhjen nuk e sheh detyrimisht te prangosja.

“Ka shumë shkelje që nuk trajtohen si penale e ka shumë të tjera që nuk janë e trajtohen si të tilla. Kjo ka bërë që një  zyrtar sot të ketë frikë të marr vendime sepse për shkak të një subjektivizmi masiv që mbizotëron dhe një dëshire që shoqëria ka për të parë gjithë zyrtarët në burg, praktikisht çdo shkelje kthehet në vepër penale e dënohet. Duhet një kod penal i cili duke bërë që burgu të jetë alternativa e fundit, duke bërë që Shqipëria të pasurohet nga gabimet e tyre, të shpaguhet. Për mua kjo do ishte mënyra më efektive. Se çdokush që bën vepër penale bën një shumë të madhe parash e bën me qejf një periudhë të caktuar burgu. Por nëse kjo do përkthehej dhe në humbje të asaj shume e sigurt që do e mendonin shumë herë para se ta bënin”-shton Daci.

Për avokatin Altin Kaziaj, hiqen përgjegjësitë aty ku duhen përcaktuar me objektivitet dhe shtohen masat represive në lirinë e fjalës apo në kurriz të profesionistëve…

“Drafti në tërësinë e vetë është skandaloz, i keqshkruar e mund të jetë marr nga vende totalitare siç mund të jetë Turqia ose Rusia se nuk ka mundësi që një hartues i Kodit Penal të ngarkojë me përgjegjësi edhe aty ku ska”-shton Kaziaj.

Ekspertët parashikojnë të ardhmen e errët nëse kodi penal ndryshon në bazë të këtij drafti që e cilësojnë një makth dhe regres të drejtësisë.

“Gafat edhe konceptet e futura në kod janë në kufijtë e marrëzisë, këtu do rritesh keqbesimin në institucione apo rriten masat e shtrëngimit ndaj individit. Këto bien ndesh me parimet bazë, ata që do zbatojnë këtë kod do duhet të kthehen dhe njëherë në shkollë edhe librat të ndryshojnë”-përfundon Daci.

Nga Kategoria

Lajme

Polici i Portokallisë i bie xhamit me kokë

5 Gusht, 2025
Lajme

Olsi Bylyku dedikim prekës të dashurës për datëlindje

5 Gusht, 2025
Aktualitet

Hetimi i BBC-së zbulon rrjetin e kontrabandistëve francezë dhe britanikë që kalonin emigrantë të paligjshëm nga Kanali Anglez

5 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Shkëndija mposhtet në shtëpi, Qarabag fiton minimalisht sfidën e parë në Champions

5 Gusht, 2025

Polici i Portokallisë i bie xhamit me kokë

5 Gusht, 2025

Olsi Bylyku dedikim prekës të dashurës për datëlindje

5 Gusht, 2025

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

5 Gusht, 2025

Kryeministri suedez në qëndër të kritikave, pranon se konsultohet me inteligjencën artificiale ChatGPT për një mendim të dytë

5 Gusht, 2025

Tragjike/ Udhëtonte me 450 km/orë, 60-vjeçari amerikan humb jetën duke tentuar të thyejë rekordin e shpejtësisë në garën e Utah

5 Gusht, 2025

Lizzo flet hapur pas humbjes së peshës: I njëjti bark, të njëjtat kofshë…

5 Gusht, 2025

Kualifikimet e rreme akademike në CV, dorëheqje të njëpasnjëshme politikanësh në Spanjë

5 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.