Thashethemet rreth emërimit të mundshëm të Jürgen Klopp te një nga klubet e mëdha të futbollit në Spanjë vazhdojnë të qarkullojnë.
Raportimet e mëparshme kishin sugjeruar se trajneri gjerman mund të merrte drejtimin e Atlético Madridit. Pas këtyre spekulimeve, agjenti i Klopp, Marc Kosicke, bëri një deklaratë zyrtare:
Sipas tij, të gjitha zërat që e lidhin Klopp me postin e trajnerit te Real Madridi, Atlético Madridi apo ndonjë kombëtare janë vetëm spekulime. Ai theksoi se Jürgen është i lumtur në rolin e tij aktual.
Më herët ishte raportuar gjithashtu se Klopp mund të merrte drejtimin e Real Madridit, si zëvendësues i Xabi Alonsos, por në fund në atë rol u emërua Álvaro Arbeloa.
Klopp u largua nga Liverpooli në vitin 2024, ndërsa që nga viti 2025 ai mban një post brenda strukturës së futbollit të Red Bull.











