• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

KLGJ i kërkon Kuvendit të zgjidhë problemin e sigurisë në gjykata

4 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha godinat aktuale të gjykatave rezultojnë me problematika të sigurisë, tha të mërkurën Ilir Rusi, kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjatë një dëgjese në Kuvend për këtë çështje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Komisioni parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ka nisur një proces konsultimesh me organet e drejtësisë për sigurinë në gjykata, disa muaj pas një krimi të paprecedent në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Ngjarja shkaktoi tronditje dhe shqetësim për nivelin e sigurisë në gjykatat shqiptare dhe KLGJ kërkoi nga Kuvendi që t’i jepet zgjidhje ligjore dhe e përhershme këtij problemi, i cili nuk është i veçuar, por lidhet me infrastrukturën e godinave dhe mungesën e forcave të mjaftueshme policore për mbrojtjen e tyre.

Lexo edhe:

“Altin Dumani është në rrezik real”, gazetarja: Garda nuk ka marrë masa shtesë

Urgjente! Babai i tre fëmijëve të mitur ka nevojë për ndihmën tuaj

“Ka gjykata në të cilat, edhe nëse ju na jepni një portë detektori, nuk ke ku ta vendosësh”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar se zgjidhja nuk mund të realizohet vetëm me masa administrative.

“Ekzekutivi duhet të ndërtojë godina të dedikuara për gjykata”, sugjeroi më tej ai, ndërsa theksoi se institucionet nuk mund të fshihen pas paqartësive apo pasaktësive të një akti ligjor.

“Unë them që është çështje vullneti”, tha ai.

Më tej, Rusi njoftoi komisionin se KLGJ kishte ngritur disa grupe pune për këtë problem dhe njëri prej tyre po merrej me propozime ligjore për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

Situata e sigurisë nuk u paraqit njësoj për godinat e prokurorive, pasi përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme në dëgjese thanë se “niveli i sigurisë ishte i kënaqshëm”, edhe pse duheshin masa shtesë dhe shfaqej e njëjta problematikë me godinat e vjetra, ku infrastruktura e pamundësonte instalimin e pajisjeve të sigurisë.

Ministria e Brendshme pretendoi se kishte kryer rolin e saj sipas dispozitave ligjore në fuqi, duke i faturuar KLGJ-së përgjegjësinë për “politikat e sigurisë në gjykata”, por nga ana tjetër shprehu vullnetin për të zbatuar një protokoll të ri sigurie për gjykatat, nëse ai do të miratohet.

“Nuk ka hezitim Ministria e Brendshme për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, por ato të bazohen në ligj për të pasur qëndrueshmëri”, tha zv.ministri Xhemal Qefalia.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, premtoi se Kuvendi do të luante rol për gjetjen e zgjidhjeve, duke kërkuar nga KLGJ që të dorëzonte propozimet për ndryshime ligjore dhe analizat e bëra prej saj për këtë çështje.

Xhafaj tha se një tryezë dialogu me organet e drejtësisë dhe ekzekutivin, si dhe një rezolutë parlamentare si instrument orientues dhe detyrues për angazhimet institucionale, do të pasonin dëgjesat në komision./BIRN/

Nga Kategoria

Aktualitet

“Altin Dumani është në rrezik real”, gazetarja: Garda nuk ka marrë masa shtesë

4 Shkurt, 2026
Aktualitet

Urgjente! Babai i tre fëmijëve të mitur ka nevojë për ndihmën tuaj

4 Shkurt, 2026
Aktualitet

Sherr pranë Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht

4 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Misteri te Al Nassr është zgjidhur; Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje.

Misteri te Al Nassr është zgjidhur; Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje.

4 Shkurt, 2026

A mund të ndihmojë ndalimi i mediave sociale në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ngacmimi në internet? Në këtë episod të javës në The Ring, eurodeputetët Axel Voss (EPP) dhe Christel Schaldemose (Socialistë) zhvillojnë një debat të thellë mbi nëse ndalimi i mediave sociale për ata nën 16 vjeç është një gjë e mirë.

4 Shkurt, 2026

“Altin Dumani është në rrezik real”, gazetarja: Garda nuk ka marrë masa shtesë

4 Shkurt, 2026
Ngjarje tragjike në Belsh, 65-vjeçarja humb jetën pas kafshimit nga qeni i fqinjëve.

Tragjike në Belsh, gruaja humb jetën pas kafshimit nga qeni i fqinjëve

4 Shkurt, 2026
Investimet e Spanjës në mars; Lamine Yamal përballë Messi dhe Salah

Investimet e Spanjës në mars; Lamine Yamal përballë Messi dhe Salah

4 Shkurt, 2026

Tentoi të vriste Donald Trump në vitin 2024, dënohet me burgim të përjetshëm 59-vjeçari 

4 Shkurt, 2026

Urgjente! Babai i tre fëmijëve të mitur ka nevojë për ndihmën tuaj

4 Shkurt, 2026

Sherr pranë Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht

4 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.