• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 9 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Kjo është diktaturë!” Opozitarë dhe gazetarë reagojnë për ndërprerjen e sinjalit të News 24: Edi Rama, turp të kesh!

9 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune, televizioni privat News 24 u rrethua nga forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilët nuk i lejuan gazetarët që të vijonin punën e tyre ashtu sikurse çdo dit.

Në godinën e televizionit, ku ndodhen redaksitë e “BallkanWeb” dhe gazeta “Panorama”, të gjitha pjesë e Hysenbelliu Group, në pronësi të Irfan Hysenbelliut zbarkuan forca të shumta policie si dhe vetë ish-kryepolici i Shqipërisë dhe aktualisht drejtuesi i shoqërisë “KAYO”, Ardi Veliu, i cili pretendon se kjo godinë i takon institucionit që ai drejton.

Ky aksion është dënuar ashpër nga gazetarë, të cilët janë sensibilizuar me kolegët e tyre por edhe nga politikanë të opozitës.

Lexo edhe:

Shpat Kasapin e rrahu dhëndri i dasmës ku do performonte, shkoi i dehur dhe me vonesë

Tre persona rrahin Shpat Kasapin dhe të afërmin e tij në mbrëmjen festive

Më herët ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama duke e konsideruar këtë si një akt “hakmarrje”.

“Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon të mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive”, shkruante Berisha ndër të tjera.

Ndërkohë, përveç opozitarëve, zërin e kanë ngritur dhe gazetarë të shumtë. Një prej tyre ka qenë edhe Klodiana Lala e cila prej vitesh del në transmetim me logon e këtij televizioni.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, ajo u bëri thirrje urgjente partive politike, shoqërive civile, si dhe ambasadorëve në Tiranë të ngrenë zërin për këtë akt të paprecedentë ndaj medias së lirë.

“Policia ka rrethuar kete mengjes godinën e Neës24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë. Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie. Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik.

Bëjmë thirrje urgjente partive politike, shoqërisë civile, organizatave të medias dhe ambasadave të huaja në Tiranë të reagojnë menjëherë dhe të ndalin këtë veprim të dhunshëm, duke garantuar rikthimin pa vonesë të transmetimit dhe respektimin e plotë të fjalës së lirë.

Çdo minutë heshtjeje e imponuar ndaj medias është një plagë e hapur për demokracinë”, shkruan Lala, ndërkohë që më tej në një tjetër postim shton:“Edi Rama, turp të kesh!”.

Reagimet e disa prej opozitarëve dhe gazetarëve:

Ilir Meta: Ilir Meta: Akti i sotëm kriminal ndaj fjalës së lirë dhe ndërprerja e dhunshme e sinjalit të televizionit “News 24” është një tjetër veprim tepër i rrezikshëm i regjimit represiv të “Ramaduros”, armik i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve.

Duke dënuar me vendosmëri këtë akt terrori të paralajmëruar ndaj medias së pavarur shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur me gazetarët, të cilët sot janë të rrezikuar më shumë se kurrë për vendin e tyre të punës dhe për lirinë profesionale të ushtrimit me ndershmëri të misionit të tyre për informim të vërtetë dhe të paanshëm.

U bëj thirrje organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shprehjes të reagojnë fuqimisht për të dënuar këtë akt shumë të rëndë që na largon gjithmonë e më shumë nga Europa për ta kthyer vendin dekada pas në kohërat e errëta të diktatures totalitare dhe të izolimit të eger nga bota e qytetëruar.

Sali Berisha: Me prerjen e sinjalit të Neës24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë. Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të Neës24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri. Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e Neës24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon e mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive.

Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora Neës, ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot.

Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e Neës24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit Neës24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni.

Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë të dënojnë me forcën më të madhe aktin primitiv të Edi Ramës, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të sinjalit të televizionit Neës24.

Gazment Bardhi: Nuk po u besoja syve si qytetar, si jurist dhe si deputet, teksa shihja se si forcat e policisë së një vendi kandidat për në BE kanë rrethuar redaksinë e televizionit më të ndjekur informativ, Neës24, redaksinë e Balkanëeb, Gazetës Panorama dhe Gazetës Shqiptare, duke i penguar të ushtrojnë misionin e tyre të shenjtë – atë të informimit me paanësi dhe profesionalizëm të publikut. Ky është një akt tronditës, një sulm i paprecedentë dhe represion policor ndaj fjalës së lirë.

Me këtë vendim tërësisht arbitrar dhe të paligjshëm, është cenuar në mënyrën më brutale liria e medias – një vlerë e shenjtë për demokracinë e një vendi. Gazetarët janë nxjerrë forcërisht nga ambientet e punës, ndërkohë që medias më të ndjekur informative Neës24, i është hequr në mënyrë brutale energjia dhe transmetimi.

Kjo ndërhyrje është kriminale dhe shoh se aksioni banditesk po udhëhiqet nga një kriminel, si Ardi Veliu, që ka zaptuar forcërisht ambientet e Neës24. Ardi Veliu, njeriu që mbahet mend vetëm për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe që ka me mijëra faqe transkripte në SPAK që provojnë se është shërbëtor i bandave.

I bëj thirrje SPAK të veprojë menjëherë jo vetëm ndaj këtij krimineli recidivist, që prej kohësh duhet të ishte në burg, por edhe ndaj këtij sulmi të paprecedentë ndaj medias së lirë. Është detyrë e çdo institucioni të pavarur ligjzbatues që të ndalë dhunën brutale ndaj një lirie të shenjtë, siç është liria e medias. Veproni sot ose nesër do jetë shumë vonë!

Ina Zhupa: Akt taleban ndaj medias së lirë dhe të pakapur. Heshtja sot është pranim i diktaturës.

Me urdhër politik të Edi Ramës, me një vegël si Ardi Veliu prej orëve të para të mëngjesit policia ka zbarkuar si pushtues në godinën e Neës24, BalkanËeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.

Media më e madhe informative në vend, një pasuri publike që mbrohet nga e drejta kushtetuese e informimit sulmohet si talebanët pa ligj, pa moral, duke cënuar të drejtat e gazetarëve dhe të publikut.

Sulmet e vazhdueshme ndaj kompanive të grupit mediatik që nga tritoli dhe represioni shtetëror me qëllim mbylljen e gojës dhe kthimin në një vegël të rregjimit nuk kanë funksionuar dhe Neës 24, Balkanëeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare kanë vazhduar me cilësi profesionale në përmbushje të interesit publik. Kjo nuk i shkon përshtat rregjimit dhe urdhëron forcërisht mbylljen dhe sekuestron e këtij grupi mediatik.

Dhuna shtetërore sot është vrasje e lirisë të secilit nga ne!

Sot është dita të veprojmë të gjithë, nesër është shumë vonë. Liria po rrëmbehet, fjala po ndalohet në mënyrë arbitrare, gazetarët po cënohen në kryerjen e misionit të tyre.

Adriatik Lapaj: Solidarizohem plotësisht me gazetarët dhe median Neës 24, Ballkanëeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare që sot janë ndaluar së ushtruari misionin e tyre informues për qytetarët.

Mund ta shtjellojnë si të duan e sa të duan, në sytë e mi kjo është qasje e dhunshme ndaj një televizioni që ka qenë dritare edhe për mendimin ndryshe.

Në një vend të kapur si ky, do të gjendet gjithmonë një zyrtar, një gjykatës apo një drejtues policie që i kopsit letrat si duhen për të “zbatuar ligjin” nga Maliqi.

E vërteta është që Shqipëria drejtohet nën diktatin e një njeriu, ndryshon vetëm subjekti radhës ku aplikohet fadroma dhe “ligji”.

Jorida Tabaku: Kur regjimet kanë frikë nga e vërteta, dërgojnë policinë te dyert e medias.

Ashtu si po ndodh sot në fillim të gushtit, kur forcat e policisë u shfaqën para Neës 24, pa vendim gjykate, me skena dhune që i shkojnë vetëm një shteti autokratik.

Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë: një pushtet që kontrollon çdo gjë, por kur nuk mund të blejë apo shantazhojë, përdor forcën.

Rrethimi i Neës 24 nuk është thjesht presion ndaj medias – është një sulm i hapur ndaj demokracisë.

Një vend kandidat për BE nuk mund të trajtojë median kësisoj.

Bashkimi Europian nuk pranon vende ku shtypi rrihet, ku gazetarët kërcënohen dhe ku e vërteta shkelet me çizme. Sot është Neës 24, nesër mund të jetë çdo zë i lirë.

Dhe atëherë nuk do të ketë më kush të flasë.

Osman Stafa: Sot në orën 6 të mëngjesit, një numër i madh policësh ka rrethuar televizionin Neës24, ku ndodhen edhe redaksitë e Gazetës Panorama, Balkanëeb, Gazeta Shqiptare. Ata kanë nxjerrë nga ndërtesa çdo punonjës që ndodhej aty. Kanë fikur energjinë dhe sinjalin. Dhe prej atij momenti nuk kanë lejuar asnjë punonjës të medias të hyjë në godinë.

Gazetarë, operatorë, montazhier, teknikë, punonjës të administratës, (rreth 200 punonjës), nuk janë lejuar sot të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Nuk janë lejuar as të transmetojnë këtë që po ndodh aktualisht. Kjo nuk është më mungesë transparence. Kjo nuk është më vrasje e fjalës së lirë. Kjo nuk është më as censurë.  Kjo është DIKTATURË.

Artan Hoxha: Policia prej ores 07:00 rrethon ambjentet e televizionit më të madh informativ në vend News24, si dhe redaksitë e Balkanweb, gazetës Panorama e Gazeta Shqiptare duke bllokuar hyrjen e gazetarëve në redaksi.

Policia kërkon lirimin e ambjenteve ku ndodhet

Tv News24 dhe largimin e gazetarëve prej aty.

Ky veprim ishte paralajmeruar prej afro një viti, por fushata elektorale duket se e shtyu ekzekutimin e tij nga qeveria.

E ka thënë me kohë udhëheqësi:

“Dale se nuk keni parë gjë akoma”.

Nga Kategoria

Ekstra

Shpat Kasapin e rrahu dhëndri i dasmës ku do performonte, shkoi i dehur dhe me vonesë

9 Gusht, 2025
Ekstra

Tre persona rrahin Shpat Kasapin dhe të afërmin e tij në mbrëmjen festive

9 Gusht, 2025
Bota

Nga lagjet komunale të Londrës te luksin e Dubait, Daily Mail flet për grupin “Hellbanianz”

9 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Shpat Kasapin e rrahu dhëndri i dasmës ku do performonte, shkoi i dehur dhe me vonesë

9 Gusht, 2025

Tre persona rrahin Shpat Kasapin dhe të afërmin e tij në mbrëmjen festive

9 Gusht, 2025

Nga lagjet komunale të Londrës te luksin e Dubait, Daily Mail flet për grupin “Hellbanianz”

9 Gusht, 2025

Mbetën të bllokuar me velierën e tyre në mes të detit, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

9 Gusht, 2025

Daily Mail ‘skaner’ Hellbanianz: Përse lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

9 Gusht, 2025

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan, sa do të shënojë termometri ditën e diel

9 Gusht, 2025

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale, ndalohen dhe dy shoferët

9 Gusht, 2025

Paga më të larta, shpërblime dhe orare fleksibël, 95.3 mln euro në 2 vite për administratën publike

9 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.