Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale me fotografitë e saj.
23-vjeçarja kishte kallëzuar se një person i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para.
Pas hetimeve, në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel.
Policia i sekuestroi dy celularë në të cilët u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.