• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 5 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare pesëditore në Detin e Japonisë

5 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Marinat e Rusisë dhe Kinës i kanë përfunduar të martën ushtrimet detare pesëditore, duke dëshmuar lidhjet e tyre gjithnjë e më të forta ushtarake përmes stërvitjeve kundër nëndetëseve dhe përmes qitjeve me municion të vërtetë në Detin e Japonisë.

Flota e Paqësorit e Rusisë theksoi se anijet kineze dhe ruse lëvizën së bashku në një formacion të përbashkët gjatë ushtrimeve “Ndërveprimi Detar 2025”, përfshirë një anije të madhe ruse kundër nëndetëseve dhe dy anije shkatërruese kineze.

Po ashtu, në ushtrime morën pjesë edhe nëndetëse me naftë dhe elektrike nga të dyja vendet, si dhe një anije kineze për shpëtimin e nëndetëseve, sipas autoriteteve ruse.

Lexo edhe:

Hetimi i BBC-së zbulon rrjetin e kontrabandistëve francezë dhe britanikë që kalonin emigrantë të paligjshëm nga Kanali Anglez

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

Ushtrimet nisën më 1 gusht me stërvitje pranë Vladivostokut në Lindjen e Largët të Rusisë, para se forcat detare të të dyja vendeve të zhvillonin ushtrime detare në Detin e Japonisë duke filluar nga 3 gushti.

Stërvitjet e përbashkëta detare janë shenja më e re e bashkëpunimit gjithnjë e më të madh në fushën e sigurisë midis ushtrive të Kinës dhe Rusisë.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), një institut kërkimor me bazë në Uashington, ka dokumentuar 113 ushtrime të përbashkëta ushtarake që Pekini dhe Moska kanë zhvilluar që nga viti 2003, por gjysma e tyre janë zhvilluar vetëm në gjashtë vjetët e fundit.

Një numër në rritje i këtyre ushtrimeve janë përqendruar në rajonin e Paqësorit në vitet e fundit, ku Pekini ka mosmarrëveshje detare me shtete të tjera përgjatë Detit të Kinës Jugore, ndërsa Moska ka një mosmarrëveshje të kahershme territoriale me Japoninë mbi sovranitetin e një zinxhiri ishujsh.

Rajoni është gjithashtu i ngarkuar me tensione në gadishullin Korean dhe në Tajvan, ishulli vetëqeverisës që Kina e konsideron si territor të vetin dhe është zotuar se do ta marrë me forcë, nëse është e nevojshme.

Stërvitjet kinezo-ruse përkuan gjithashtu me ushtrimet e para të përbashkëta detare mes Indisë dhe Filipineve në Detin e Kinës Jugore, të cilat nisën më 3 gusht dhe zgjatën dy ditë.

Pekini ka mosmarrëveshje territoriale të ndara me të dyja vendet aziatike dhe një rivalitet rajonal të kahershëm me Indinë.

Kina ka një mosmarrëveshje kufitare tokësore të kahershme me Indinë në Himalaje, dhe pretendimet e saj të gjera mbi pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore kanë çuar në përplasje të tensionuara me vende të tjera që pretendojnë pjesë të këtyre ujërave, veçanërisht me Filipinet dhe Vietnamin.

Më parë, Filipinet kanë zhvilluar patrullime detare në këto ujëra të kontestuara me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë strategjikë, përfshirë Japoninë, Australinë, Zelandën e Re dhe Francën, për të promovuar lirinë e lundrimit përballë pretendimeve të Kinës.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Filipineve, gjenerali Romeo Brawner, u tha gazetarëve se këto ushtrime të përbashkëta u vlerësuan si të suksesshme dhe se shpresonte që ato të çonin në më shumë manovra me Indinë në të ardhmen./REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Hetimi i BBC-së zbulon rrjetin e kontrabandistëve francezë dhe britanikë që kalonin emigrantë të paligjshëm nga Kanali Anglez

5 Gusht, 2025
Bota

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

5 Gusht, 2025
Bota

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

5 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Gjesti dhe Kaderi ndezin rrjetin në Instagram, ç’po ndodh mes tyre?

5 Gusht, 2025

Shkëndija mposhtet në shtëpi, Qarabag fiton minimalisht sfidën e parë në Champions

5 Gusht, 2025

Hetimi i BBC-së zbulon rrjetin e kontrabandistëve francezë dhe britanikë që kalonin emigrantë të paligjshëm nga Kanali Anglez

5 Gusht, 2025

Trump vendosi tarifa prej 39%, presidentja e Zvicrës udhëton drejt SHBA-së për negociata

5 Gusht, 2025

“Nuk mund të bjerë shi gjithmonë”/ Fedez zyrtarizon lidhjen e tij të re pas divorcit me Chiara Ferragni

5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr letër nga Donald Trump

5 Gusht, 2025

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr letër nga Donald Trump

5 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.