• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 20 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Kina dhe Rusia kryejnë teste bërthamore sekrete”, Trump paralajmëron: SHBA duhet të reagojë

3 Nëntor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Trump, është shprehur sërish mbi testet e planifikuara të armëve bërthamore të SHBA-së.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai akuzoi Rusinë dhe Kinën për kryerjen e testeve sekrete, duke argumentuar se SHBA duhet të reagojë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për testimin e armëve bërthamore: “Rusia po bën teste, Kina po bën teste, por ata nuk flasin për këtë”, tha Trump në një intervistë të transmetuar të dielën në CBS.

Lexo edhe:

Pacientët e reaminacionit rrezikuan jetën, kthehet pjesërisht energjia në Tiranë

Trump ka ftuar dhe Putin në “Bordin e Paqes” ku do të shkojë dhe Edi Rama

“Ju nuk e dini domosdoshmërisht se ku po bëjnë teste. Ata po bëjnë teste shumë nëntokësore, ku njerëzit nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh me testet”, shtoi Trump. Ai gjithashtu theksoi se testet kryhen edhe në Korenë e Veriut dhe Pakistan.

Për Trump ky është justifikimi për testet amerikane. “Nuk dua të jem i vetmi vend që nuk po kryen teste”, theksoi ai. Të mërkurën, Trump foli publikisht për herë të parë në lidhje me testet e armëve bërthamore amerikane. Në nivel ndërkombëtar, kjo shkaktoi shqetësim dhe konfuzion të madh, pasi Trump ende nuk është shprehur mbi detajet e planeve të tij. Janë ekspertët vetëm ata që kanë spekuluar se çfarë saktësisht mund të përfshijnë testet.

Sekretari i Energjisë Wright: “Asnjë shpërthim bërthamor”

Sekretari i Energjisë Chris Wright e trajtoi këtë çështje në televizionin amerikan. “Testet që po diskutojmë janë teste sistemi. Këto nuk janë shpërthime bërthamore”, tha Wright për Fox News. Ai shpjegoi se ata do të testonin sisteme të reja armësh dhe do të shqyrtonin të gjithë përbërësit e tjerë të një arme bërthamore.

Shpërthimet bërthamore, nga ana tjetër, vetëm do të simuloheshin bazuar në të dhënat ekzistuese shkencore. Wright shpjegoi se SHBA-të mund të mbështeteshin në të dhënat nga shpërthimet bërthamore gjatë testeve në vitet 1960, 1970 dhe 1980. “Me shkencën dhe fuqinë tonë kompjuterike, ne mund të simulojmë me saktësi tepër të lartë se çfarë do të ndodhë në një shpërthim bërthamor”, shpjegoi Wright. “Tani po simulojmë kushtet që çuan në një shpërthim të tillë dhe se si një ndryshim në dizajnet e bombave do ta ndikonte atë.”

Testi i fundit bërthamor në vitin 1992

Testi i fundit i armëve bërthamore nga SHBA-ja u zhvillua në vitin 1992 në shtetin amerikan të Nevadës, pas të cilit Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George H.W. Bush, vendosi një moratorium që e kanë miratuar të gjitha administratat pasuese të SHBA-së. Nën Presidentin Demokrat Bill Clinton, SHBA-të nënshkruan gjithashtu Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBT) në vitin 1996, i cili ndalon të gjitha testet shpërthyese në nivel ndërkombëtar. Megjithatë, SHBA-të, ashtu si Kina, nuk e kanë ratifikuar traktatin, si rrjedhojë ai nuk ka hyrë kurrë në fuqi. Rusia e tërhoqi ratifikimin e saj në vitin 2023 nën Presidentin Vladimir Putin – një veprim që u kritikua ashpër nga SHBA-të.
/dw

Nga Kategoria

Aktualitet

Pacientët e reaminacionit rrezikuan jetën, kthehet pjesërisht energjia në Tiranë

20 Janar, 2026
Bota

Trump ka ftuar dhe Putin në “Bordin e Paqes” ku do të shkojë dhe Edi Rama

19 Janar, 2026
Aktualitet

22-vjeçares nga Tirana i publikojnë fotot në internet: Më kanë bërë sikur punoj me lekë

19 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Destiny Udogie bëhet viktimë e vjedhjes në makinë, kur hajdutët thyejnë mjetin në ndeshjen e Spurs, pak muaj pas kërcënimit me armë nga një agjent.

20 Janar, 2026

Ylli i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, është në prag të kalimit të papritur te Girona! Portieri gati për transferimin te ekipi në pronësi të City Football Group në La Liga.

20 Janar, 2026

Fitore jashtë fushe: Cristiano Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit dhe përfiton rreth 9.7 milionë euro

20 Janar, 2026

Pacientët e reaminacionit rrezikuan jetën, kthehet pjesërisht energjia në Tiranë

20 Janar, 2026
Serie A/Como, çfarë mësimi sjell në Olimpico, ‘shkatërron’ Lazion me Baturinën dhe Nico Paz

Serie A/Como, çfarë mësimi sjell në Olimpico, ‘shkatërron’ Lazion me Baturinën dhe Nico Paz

19 Janar, 2026

Trump ka ftuar dhe Putin në “Bordin e Paqes” ku do të shkojë dhe Edi Rama

19 Janar, 2026
Mbyllet java e 20 e Superiores: Vllaznia rikthehet si kandidate për titull, ndërsa vendet e fundit vazhdojnë të kenë llogari të hapura.

Mbyllet java e 20 e Superiores: Vllaznia rikthehet si kandidate për titull, ndërsa vendet e fundit vazhdojnë të kenë llogari të hapura

19 Janar, 2026

22-vjeçares nga Tirana i publikojnë fotot në internet: Më kanë bërë sikur punoj me lekë

19 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.