Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, për shfuqizimin e masës së arrestit me burg, duke vendosur që ai të vazhdojë qëndrimin në qeli.
Berberi kishte depozituar në Kushtetuese një kërkesë ku pretendonte se masa e arrestit ishte e padrejtë, pasi sipas tij mënyra se si SPAK kishte marrë provat ishte antikushtetuese.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese vendosi ditën e sotme të mos marrë në shqyrtim këtë pretendim dhe rrëzoi kërkesën e ish-drejtorit të ARRSH-së.
Vendimi i sotëm i Kushtetueses vjen pas disa muajsh hetimesh dhe procedurash gjyqësore, duke vulosur statusin ligjor të Berberit dhe duke konfirmuar vazhdimin e masës së arrestit me burg.
Evis Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” më shumë se një herë.











