• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 11 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kërkoi përsëritjen e votimit me postë, refuzohet kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje

9 Mars, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia ka hedhur poshtë si të paafatshme Lëvizjes Vetëvendosje kërkesën për shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, pretendoi në ankesën e saj ditë më parë se ka pasur “manipulim” të procesit të votimit përmes postës. Në vendimin e saj, PZAP-ja tha se Vetëvendosje e paraqiti ankesën e saj pas afatit ligjor për paraqitjen e ankesave, i cili është 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Vetëvendosje bëri ankesë mbrëmjen e 7 marsit, ndërsa numërimi i votave përmes postës përfundoi pasditen e 4 marsit, sipas vendimit.Vetëvendosje ka të drejtë të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë në Ferizaj, tre të arrestuar

Hasani kritikon Kurtin: Po tenton të dëmtojë bazën e shtetit, që është Deklarata e Pavarësisë.

Ndërkohë, PZAP-ja ia pranoi asaj ankesën lidhur me rinumërimin e 1.631 fletëvotime të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit, sipas propozimit paraprak të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sekretariati i KQZ-së rekomandoi që të hapeshin për rinumërim 177 kutive të votimit për vlerësim të votave të pavlefshme, teksa në këto përfshiheshin 1.631 fletëvotime të shpallura të pavlefshme.Vetëvendosje fitoi më së shumti vota nga votimi me postë, 51.57 për qind, apo me mbi 31.000 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës arriti t’i sigurojë 30.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.23 për qind.

Mbi 84.000 shtetas të Kosovës në mërgatë kishin zgjedhur të votonin përmes postës për zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në aneksen e saj, Vetëvendosje kishte pretenduar se “ky organizim i tillë i votimit, unik dhe mirë i organizuar në formë manipuluese, nuk ka mundur të ndodhte pa një organizim, koordinim dhe bashkëveprim me deputetët e LDK-së”.

Ndërkohë, Manxhuka shkroi më 8 mars në Facebook se “është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare”.

Procesi i numërimit të të gjitha votave përfundoi më 5 mars, rreth një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend më 9 shkurt.

Sipas rezultateve përfundimtare, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike, me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës. Si partia e parë, Vetëvendosje i ka fituar 396.022 vota, apo 42.27 për qind, duke i siguruar 48 ulëse. Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të. KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve në mes të këtij muaji. Analistët thonë se ka disa opsione të mundshme për formimin e qeverisë së re./REL

Nga Kategoria

Të shtëna me armë në Ferizaj, tre të arrestuar
Kosova

Të shtëna me armë në Ferizaj, tre të arrestuar

11 Shtator, 2025
Hasani kritikon Kurtin: Po tenton të dëmtojë bazën e shtetit, që është Deklarata e Pavarësisë.
Kosova

Hasani kritikon Kurtin: Po tenton të dëmtojë bazën e shtetit, që është Deklarata e Pavarësisë.

11 Shtator, 2025
Shqipëria emëron ministren e parë në botë që është krijuar nga inteligjenca artificiale.
Kosova

Shqipëria emëron ministren e parë në botë që është krijuar nga inteligjenca artificiale.

11 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Me kë u konsultua Rama?”/ Propozimi për Manastirliun si kryetar bashkie në Tiranë, Dudushi haskë përballë deputetes së PS-së, Luarasi: 'Nuk ishte e nevojshme...'

“Me kë u konsultua Rama?”/ Propozimi për Manastirliun si kryetar bashkie në Tiranë, Dudushi përballë deputetes së PS-së, Luarasi: ‘Nuk ishte e nevojshme…’

11 Shtator, 2025

Katar: Sulmi izraelit në Doha “vrau çdo shpresë” për lirimin e pengjeve Doha njofton se do të organizojë një samit arab-islamik

11 Shtator, 2025

Hansi Flick e trajton Frenkie de Jong me shumë kujdes teksa mesfushori i lënduar stërvitet veçmas nga shokët e skuadrës së Barcelonës.

11 Shtator, 2025

Çifti divorcohet me gjykatë sepse nuk ranë dakord si t’ia vendosnin emrin fëmijës

11 Shtator, 2025
Të shtëna me armë në Ferizaj, tre të arrestuar

Të shtëna me armë në Ferizaj, tre të arrestuar

11 Shtator, 2025
Këshilli i Sigurimit i OKB-së kritikon sulmet mbi Katarin, pa e përmendur Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së kritikon sulmet mbi Katarin, pa e përmendur Izraelin

11 Shtator, 2025

Punë e re për Jurgen Klopp?! Ish-trajneri i Liverpoolit parashikohet të fitonte Ligën e Kampionëve me Benfican, sipas pretendimeve të guximshme nga kandidatët për president.

11 Shtator, 2025

Shumica e Gjykatës së Lartë në Brazil voton për dënimin e ish-Presidentin Bolsonaro për përpjekje grushti shteti

11 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.