Një konflikt mes disa të rinjve është përshkallëzuar në përplasje fizike në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pas një debati verbal mes tyre.
Nga pamjet e siguruara, shihet se disa të rinj fillimisht janë përfshirë në një debat, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.
Situata më pas ka agravuar, duke kaluar nga fjalët në shtyrje dhe goditje fizike.
Në një moment, disa prej të rinjve kanë shtyrë dhe goditur një person tjetër të përfshirë në konflikt. Pas përplasjes, i riu është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij.
Shkaqet e këtij konflikti mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse nga përplasja ka pasur persona të lënduar.










