• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 2 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Kasaphana rrugore në Shqipëri

2 Gusht, 2025
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

NGA EVARIST STOJA

Çdo ditë në Shqipëri, njerëzit dalin në rrugë ose hipin në makina pa e kuptuar se po hyjnë në një nga hapësirat më të rrezikshme të vendit: rrugët e vendit.

Por kjo është bërë aq normale sa rrallë përbën lajm. Aq më rrallë përmendet në lajmet e mbrëmjes. Por heshturazi dhe vazhdimisht, aksidentet rrugore po shkatërrojnë ekonominë, copëtojnë familjet dhe vrasin më shumë shqiptarë çdo vit se sa shumica e sëmundjeve kryesore.

Lexo edhe:

26-vjeçari i papunë, plagosi nënën disa herë me thikë! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle, transportohet në gjendje kritike te Trauma

E zuri korrenti në vendin e punës, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Sipas disa llogaritjeve, çdo aksident me një viktimë dhe një të plagosur rëndë i kushton vendit mbi 900 mijë euro. Kjo shifër nuk është gabim shtypi – mbi 110 milionë lekë avullojnë sa herë që ndodh një tragjedi në rrugë. Vetëm në vitin 2023, 233 persona humbën jetën, dhe gati 1000 të tjerë u plagosën rëndë. Kostoja totale për vitin? Mbi 275 milionë euro.

Të ndalemi një moment: një vit aksidentesh rrugore i kushton vendit gati 1% të GDP-së.

Dje lexova diçka që më preku thellë. Në Borsh, ndoshta fshati më i bukur i jugut ku kam kaluar çdo verë të fëmijërisë, ndodhi një aksident fatal. Ishte një vend që e njihja në detaj ku gjyshi më mbante për dore për të shkuar në det, u kthye në një skenë tragjedie. Një makinë luksoze me shpejtësi të çmendur, sipas dëshmitarëve rreth 200 km në orë, u përplas kokë më kokë me një furgon të bardhë që po transportonte një çift të moshuar, banorë të Borshit, që çdo mëngjes shkonin në plazh për të shitur peshk. Ata humbën jetën në vend, pavarësisht se kishin vënë rripat e sigurimit dhe po udhëtonin në korsinë e tyre.

Ky nuk ishte thjesht një aksident. Ishte një krim që ndodhi në vendin ku unë dikur vrapoja zbathur. Dhe si shumë të tjerë që ndodhin çdo javë në Shqipëri, edhe ky do të kalojë ndoshta si një statistikë tjetër në një tabelë zyrtare. Por për mua, dhe sigurisht për familjet që humbën të dashurit e tyre, është një kujtesë e dhimbshme se asgjë nuk ka ndryshuar. Shqiptaret ende nuk e kane ndare mendjen që jeta e njeriut të jetë më e vlefshme se arroganca në timon apo mungesa e ligjit.

Nuk është një problem i ri. Është një plagë që thellohet. Në vitin 2019, 227 shqiptarë humbën jetën në rrugë. Në 2020 – 181. Në 2021 – 197. Një rënie e përkohshme në 2022, me shume te ngjare nga pandemia, por në vitin 2023 numri u rrit sërish në 233 viktima. Kjo do të thotë një njeri që humb jetën çdo 36 orë në rrugët e Shqipërisë.

Dhe për çdo viktimë, të paktën katër të tjerë mbeten të plagosur rëndë – me dëmtime të përhershme, të paralizuar, ose të dënuar që të kenë nevoje për kujdes të vazhdueshëm mjekësor për gjithë jetën.

Kostoja ekonomike? Marramendëse. Kostoja njerëzore? E paimagjinueshme!

Pse po ndodh ende kjo? Pse, pavarësisht dhjetëra viteve mbështetje nga BE-ja, projekte zhvillimi dhe premtime, themelim departamentesh për këtë apo për atë arsye, rrugët e Shqipërisë vazhdojnë të marrin më shumë jetë se sa shpëtojnë?

Përgjigjja është e dhimbshme: sepse po lejohet të ndodhë.

Zgjidhjet janë jo vetëm të njohura, janë të provuara, të përballueshme dhe të gatshme për t’u zbatuar.

Duhet të goditet fortë drejtimi i makinës së papërgjegjshëm. Tejkalimi i shpejtësisë dhe drejtimi në gjendje të dehur nuk janë aksidente – janë zgjedhje, dhe ato po vrasin. Shqipëria paska satelitë nga ata te Elon Muskut po ende nuk ka kamera automatike për kapjen e shkeljeve rrugore dhe as testime në masë të shoferëve për alkool në gjak. Nëse zbatohen seriozisht, këto masa mund të parandalojnë deri në 30% të vdekjeve në rrugë, duke kursyer 40 – 90 milionë euro në vit për të mos folur për shmangien e dhimbjeve qindra familjeve. Kroacia e bëri këtë përpara anëtarësimit në BE dhe uli vdekshmërinë me 40%.

Rripat e sigurimit dhe helmetat shpëtojnë jetë. Janë format e sigurimit më të lira që ekzistojnë. Për fat të keq në Shqipëri, zbatimi i ligjit është i dobët dhe fushatat sensibilizuese mungojnë. Një kontroll rigoroz do të shpëtonte qindra jetë çdo vit.

Dizenjimi i rrugëve është jo rrallë i rrezikshëm. Kryqëzime të verbëra, mungesë sinjalistikash, kalime për këmbësorë të pakontrolluara – këto nuk janë thjesht shqetësime, por gracka për qindra te pafajshëm. Ndërhyrje të thjeshta si shiritat paralajmërues apo gungat e vogla në rrugë për të ulur shpejtësinë mund të përgjysmojnë numrin e aksidenteve në pikat më të rrezikshme.

Askush nuk di as në cilat rrugë po ndodhin vdekjet. Shqipëria ende nuk ka një bazë të dhënash digjitale për aksidentet rrugore. Pa këtë bazë të dhënash, institucionet janë të verbra – nuk mund të identifikojnë zonat e rrezikshme e nuk mund t’i korrigjojnë ato. Dhe kështu njerëzit vazhdojnë të vdesin në të njëjtat vende, vit pas viti.

Ndërgjegjësimi funksionon, kur është shokues. Fushatat për sigurinë rrugore në Shqipëri, nëse ekzistojnë, janë të padukshme. Krahasoni këtë me fushatën tronditëse të Serbisë, “Gjaku në Asfalt” – grafike, tronditëse, dhe llahtarisht efektive. Pas transmetimit të saj në televizionin kombëtar, numri i viktimave në rrugë ra me 22%. Shqipëria mund të vazhdojë të pëshpëritë për sigurinë rrugore. Por kjo është koha për të ulëritur. Tragjedia nuk qëndron vetëm tek ata që vdesin. Tragjedia qëndron tek fakti se mënyrat për ta ndaluar këtë gjakderdhje janë dhe nuk po përdoren.

Shqipëria për fat nuk është vetëm. Bashkimi Europian është i gatshëm të ndihmojë. Programi IPA III ofron miliona euro për përmirësimin e transportit dhe sigurisë rrugore. Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) ofron grante e kredi për modernizimin e infrastrukturës dhe sistemeve të reagimit ndaj aksidenteve.

Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH, gjithashtu, mund të ndihmojnë në financimin e sistemeve për të dhënat e aksidenteve dhe zbatimin e teknologjisë së re në trafik. OBSH dhe Banka Botërore ofrojnë ndihmë teknike për reformimin e ligjeve dhe trajnimin e policisë.

Është koha të mos i pranojmë më vdekjet në rrugë si një “kosto e pashmangshme” e lëvizjes. Këto nuk janë aksidente. Janë dështime politike. Dhe nëse nuk veprojmë tani, lista e viktimave të vitit tjetër do të duket njësoj si ajo e këtij viti, në mos më keq.

Ajo që Shqipërisë i duhet nuk janë më ngushëllimet. I duhet një plan kombëtar shpëtimi për sigurinë rrugore, i formuluar jo si një dokument burokratik që dergjet sirtarëve të institucioneve, por si një angazhim kombëtar për të shpëtuar jetë.

Ky plan duhet të përqendrohet në vendosjen e masave konkrete për të eliminuar zonat më të rrezikshme të rrugëve të vendit, përmes rindërtimeve të thjeshta por të duhura si kthina të sigurta për këmbësorët, sinjalistikë reflektuese dhe pengesa shpejtësie. Paralelisht, zbatimi i ligjeve të qarkullimit duhet të modernizohet me përdorimin e teknologjisë, kamerat automatike të shpejtësisë dhe testet e rastësishme të alkoolit nuk janë luks, por domosdoshmëri.

Po aq i rëndësishëm është krijimi i një sistemi kombëtar për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave të aksidenteve. Pa informacion të saktë dhe në kohë reale, çdo politikë tjetër është një lëvizje symbyllur. Dhe sigurisht harmonizimi total i kodit rrugor dhe sistemit te trajnimit të drejtuesve të mjeteve me standardet e BE-së.

Në thelb, është çështje përparësish: a ekziston vullneti për të vendosur jetën e njeriut mbi vonesat burokratike dhe interesat e momentit? Sepse pyetja nuk është më: A mundemi të veprojmë? Pyetja është: Sa të tjerë duhet të vdesin që të veprohet?

Nga Kategoria

Aktualitet

26-vjeçari i papunë, plagosi nënën disa herë me thikë! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle, transportohet në gjendje kritike te Trauma

2 Gusht, 2025
Bota

E zuri korrenti në vendin e punës, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

2 Gusht, 2025
Bota

Turisti britanik vdes në Turqi pasi mbjell flokët në një klinikë në Stamboll

2 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

26-vjeçari i papunë, plagosi nënën disa herë me thikë! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle, transportohet në gjendje kritike te Trauma

2 Gusht, 2025

E zuri korrenti në vendin e punës, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

2 Gusht, 2025

Turisti britanik vdes në Turqi pasi mbjell flokët në një klinikë në Stamboll

2 Gusht, 2025

Tronditëse në Itali! Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (EMRI)

2 Gusht, 2025

Volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste në Palermo

2 Gusht, 2025

Kasaphana rrugore në Shqipëri

2 Gusht, 2025

I prishën lokalin e lagjes ku pinte kafe, korçari thyen me gurë xhamat e bashkisë: U kam ndonjë borxh unë!

2 Gusht, 2025

Dua Lipa reagon pas natës së parë spektakolare në festivalin ‘Sunny Hill 2025’: Ju dua me krejt zemrën

2 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.