Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetes demokrate, Andia Ulliri. Ulliri në kërkesën e saj kërkonte të merrte mandati i ish-prokurorit, Arjan Ndoja me pretendimin se e fitonte në bazë të kuotës ligjore.
KAS pasi shqyrtoi çështjen la në fuqi vendimin e KQZ-së. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në mbledhjen e kaluar rrëzoi pretendimet e Ullirit dhe mandatin ia dha Arjan Ndojës. Ai gjithashtu miratoi shpërndarjen e mandateve për qarkun Durrës.