• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kancelari gjerman fjalim për fundvit: Emigrantët janë pjesë e suksesit të Gjermanisë!

31 Dhjetor, 2024
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Në fjalimin e tij tradicional në prag të Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje rolin e rëndësishëm të të huajve për ekonominë gjermane: “Ne jemi 84 milionë – vetëm një për qind e popullsisë botërore! Dhe megjithatë, ne jemi fuqia e tretë më e madhe ekonomike në botë. Sepse jemi të zellshëm,” tha politikani socialdemokrat në fjalimin e regjistruar, teksa fliste për sfidat ekonomike që e presin Gjermaninë në vitin 2025: “Në mesin tonë janë edhe shumë të huaj që ndihmojnë dhe janë pjesë e historisë së suksesit të Gjermanisë. Nuk duhet të lejojmë që askush të na ndajë!”, shtoi ai.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja në Magdeburg: “Atentat i një të çmenduri”

Sikurse një javë më parë presidenti në fjalimin e Krishtlindjeve, edhe kancelari reflektoi mbi ngjarjen tragjike të 20 dhjetorit në Magdeburg, Të tronditur qëndrojmë përballë këtij akti çnjerëzor. Si mund të shkaktojë një atentator i çmendur kaq shumë dhimbje? Shumë njerëz në Magdeburg dhe përtej saj po kërkojnë forcën për të vazhduar përballë një fatkeqësie të tillë.”

Lexo edhe:

Kreu i ekstremit të djathtë francez i thotë BBC-së se përputhet me paralajmërimet amerikane për Europën “në shumicën e rasteve”

Fëmijët ndalohen nga përdorimi i aplikacioneve në zbatim të politikës së parë në botë

Scholz theksoi rëndësinë e solidaritetit: “Dhe ne jemi një vend që qëndron bashkë. Edhe kjo është ndjerë fuqishëm në ditët e fundit në Magdeburg.” Ai vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e ofruar nga qytetarët në këtë moment krize. “Prej kësaj mund të marrim forcë – sidomos në kohë të vështira si këto,” tha kancelari.

Të premten, më 20 dhjetor 2024, një shtetas saudit përplasi qëllimisht një makinë në një treg të Krishtlindjeve në Magdeburg, duke lënë pas pesë të vdekur dhe mbi 200 të plagosur. Kjo ngjarje u shfrytëzua nga grupe të caktuara për të nxitur dhunë ndaj të huajve.

Apel për pjesëmarrje në zgjedhje

Scholz bëri thirrje për përgjegjësi dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhjet parlamentare, që zhvillohen më 23 shkurt 2025. “Se si do të vazhdojë Gjermania, këtë e vendosni ju – qytetaret dhe qytetarët,” tha Scholz.

“Jo ata që zotërojnë mediat sociale,” shtoi ai, pa përmendur me emër pronarin e platformës X, Elon Musk. Miliarderi amerikan së fundmi kishte mbështetur partinë AfD në një opinion të botuar nga gazeta gjermane Die Welt, gjë që kishte shkaktuar kritika.

Në fjalimin e tij, Scholz vuri theksin edhe te sfidat e Gjermanisë, duke përmendur ekonominë, inflacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në përballjen me agresionin rus. Kancelari tha se të gjitha këto sfida mund të kalohen duke qëndruar së bashku: “Me respekt ndaj njëri-tjetrit, me besim dhe me angazhim për njëri-tjetrin, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha bashkërisht.”

Traditë prej vitit 1952

Tradita e mbajtjes së fjalimit të fundvitit nga kancelari gjerman daton që nga viti 1952, kur Konrad Adenauer mbajti për herë të parë një fjalim të tillë. Që atëherë, është kthyer në një moment të rëndësishëm të komunikimit politik në Gjermani. Fjalimi transmetohet në televizionet publike më 31 dhjetor në mbrëmje./DW

Tags: scholz

Nga Kategoria

Bota

Kreu i ekstremit të djathtë francez i thotë BBC-së se përputhet me paralajmërimet amerikane për Europën “në shumicën e rasteve”

10 Dhjetor, 2025
Bota

Fëmijët ndalohen nga përdorimi i aplikacioneve në zbatim të politikës së parë në botë

10 Dhjetor, 2025
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale në Australi: Të rinjtë përballen me një botë të re pa rrjete sociale ndërsa ndalimi hyn në fuqi

10 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Cristiano Ronaldo ma lypi në jaht”, Juliana Nura rrëfen historinë si u takua me futbollistin në Ibiza

10 Dhjetor, 2025
Partitë politike të Kosovës nuk kanë leje për të organizuar protesta në Gjermani.

Partitë politike të Kosovës nuk kanë leje për të organizuar protesta në Gjermani.

10 Dhjetor, 2025

Kreu i ekstremit të djathtë francez i thotë BBC-së se përputhet me paralajmërimet amerikane për Europën “në shumicën e rasteve”

10 Dhjetor, 2025
Ngjarje në Kukës: Policia reagon ndaj rënies drejt biznesit

Trupat e pajetë të gjetur në Durrës, dyshimet rreth…

10 Dhjetor, 2025

Fëmijët ndalohen nga përdorimi i aplikacioneve në zbatim të politikës së parë në botë

10 Dhjetor, 2025
Ligji për reduktimin e dënimit të Bolsonaros bllokohet, mbështetësit e tij përpiqen ta shpëtojnë nga burgu, kaos në Kongresin e Brazilit.

Bllokohet ligji për reduktimin e dënimit të Bolsonaros, kaos në Kongresin e Brazilit

10 Dhjetor, 2025

SPAK godet grupin Rraja/ Si ra në pranga djali problematik i ish-deputetit socialist, historia e bujshme me Xhisiela Malokun

10 Dhjetor, 2025

Ndalimi i rrjeteve sociale në Australi: Të rinjtë përballen me një botë të re pa rrjete sociale ndërsa ndalimi hyn në fuqi

10 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.