Mosrenditja në Top-8 i ka hequr Real Madridit dy përfitime të mëdha: kualifikimin direkt në 1/16 dhe një kalendar të pastër për pesë javë. Një vend në tetëshen më të mirë do t’i kishte dhënë Arbeloas kohë të çmuar për të punuar me skuadrën në Valdebebas, me vetëm një ndeshje në javë – një “mini-parasezon” pas një fillimi frenetik (5 ndeshje në 16 ditë).
Tani, madrilenët do të luajnë playoff-in ndaj Benfikës, duke e ndërprerë fokusin ekskluziv te La Liga. Para kësaj ka vetëm një pushim të shkurtër, pasi Kupa e Mbretit nuk i përfshin më. Pasojnë tre ndeshje radhazi në kampionat (Rayo, Valencia, Real Sociedad), më pas Osasuna e Getafe, me dy duelet ndaj Benfikës në mes, dhe Celta Vigo.
Disavantazh edhe në Europë: pa Top-8, Reali humbet avantazhin e fushës në 1/16 dhe çerekfinale (nëse kualifikohet), që do të vendosen jashtë Bernabéut. Vetëm në gjysmëfinale do të kishte mundësi për ndeshje kthimi në shtëpi – por rruga është e vështirë.












