José Mourinho mund të bëhet trajneri i ardhshëm i kombëtares së Portugalisë, sapo të përfundojë cikli i Roberto Martínez. Sipas ESPN, Federata Portugeze e Futbollit po e shqyrton “The Special One” si kandidat kryesor për ta marrë postin, nëse Martínez largohet pas Kupës së Botës 2026.
Raportohet se pritet që Roberto Martínez të tërhiqet nga drejtimi i Portugalisë pas Botërorit 2026 në rast se nuk arrin rezultate bindëse, ndërsa federata e ka Mourinho-n në listën e pasardhësve të mundshëm. Martínez u emërua në vitin 2023 dhe, nën drejtimin e tij, Portugalia ka zhvilluar 36 ndeshje me 27 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje.
Arritja më e madhe e Martínez deri tani është fitimi i UEFA Nations League në sezonin 2024/25. Kontrata e tij aktuale me Portugalinë është e vlefshme deri më 31 korrik 2026.











