• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Jetesa e vështirë për të moshuarit, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

24 Gusht, 2025
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.

Lexo edhe:

Çfarë shërbimesh ofrojnë qarqet në vend? Ekspertja: Janë jashtë funksionit

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.

Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024, një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet.

Kjo do të thotë se pensionistët në qytete marrin gjithnjë e më pak për të kompensuar të ardhurat që kishin gjatë periudhës aktive të punës.

E njëjta tendencë vërehet edhe në zonat rurale, ku shkalla e zëvendësimit ka rënë nga 35.7% në vitin 2020 në 29.7% në vitin 2024. Në vitin 2023 dhe 2024, për herë të parë, kjo shkallë ra nën nivelin 30%.

Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto shënoi 79 mijë e 500 lekë me rritje 47% nga viti 2020. Ndërsa pensioni mesatar urban në vitin 2024 ishte 19 mijë e 609 lekë me rritje 24% nga viti 2020.

Kjo prirje është veçanërisht shqetësuese në kushtet e plakjes së popullsisë dhe uljes së kontributeve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Një shkallë më e ulët zëvendësimi nënkupton që të moshuarit po përballen me sfida të mëdha për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes në pension.

Rënia e shkallës së zëvendësimit është një tregues i dobësimit të rolit mbrojtës të sistemit publik të pensioneve.

Në mungesë të reformave të qëndrueshme, pensionet nuk po arrijnë të ruajnë një lidhje të mjaftueshme me të ardhurat reale dhe inflacionin, duke i lënë pensionistët gjithnjë e më të pambrojtur financiarisht.

Rënia e shkallës së zëvendësimit të pensioneve ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme mbi cilësinë e jetës së pensionistëve, të cilat prekin aspektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar nuk është thjesht çështje financiare, por një problem social me pasoja të gjera për mirëqenien e të moshuarve dhe kohezionin e shoqërisë.

Ruajtja e një standardi të pranueshëm jetese për pensionistët është treguesi më i qartë i zhvillimit dhe drejtësisë sociale në një vend./ Monitor.al

Nga Kategoria

Ekonomi

Çfarë shërbimesh ofrojnë qarqet në vend? Ekspertja: Janë jashtë funksionit

15 Shkurt, 2026
Bota

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

12 Shkurt, 2026
Ekonomi

Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve

10 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit '90: Presidenti Begaj thekson se hapi rrugën për Shqipërinë europiane dhe nderon guximin e studentëve.

Presidenti Begaj feston fillimin e ligjëratave të reja në Universitetin e Tetovës: Një triumf për dijen, kulturën dhe identitetin kombëtar

17 Shkurt, 2026
18 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Spiropali: Një ditë që nderon sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një kombi për të jetuar i lirë.

18 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Spiropali: Një ditë që nderon sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një kombi për të jetuar i lirë.

17 Shkurt, 2026

Ngjarje e rëndë në Kukës/ Nxënësi goditet nga një tullë në kantierin e shkollës, transportohet drejt Traumës

17 Shkurt, 2026

Jose Mourinho ka ende magjinë e tij – rikthimi te Real Madrid nuk duhet përjashtuar ndërsa trajneri i Benfica-s planifikon rënien e Blancos në Ligën e Kampionëve.

17 Shkurt, 2026
Tragjike: 51-vjeçari ndërron jetë pas një ataku kardiak, trupi i tij përdoret si "ushqim" për tre qenët e tij.

Tragjike: 51-vjeçari ndërron jetë pas një ataku kardiak, trupi i tij përdoret si “ushqim” për tre qenët e tij.

17 Shkurt, 2026
Probleme të mëdha në qarkun e Shkodrës, uji pengon qarkullimin në lidhjen mes fshatit Obot dhe rrugës kryesore.

Probleme të mëdha në qarkun e Shkodrës, uji pengon qarkullimin në lidhjen mes fshatit Obot dhe rrugës kryesore.

17 Shkurt, 2026
Peleshi feston 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Gëzuar Kosovë, qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar.

Peleshi feston 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Gëzuar Kosovë, qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar.

17 Shkurt, 2026

Dortmund kundër Atalantës: Një përballje e argëtuesve të mëdhenj

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.