• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Jemi vendi me nivelin më të lartë të parasë cash në Europë, Shqipëria nis transformimin financiar: Ja masat

6 Dhjetor, 2025
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit prezantoi së fundmi nismën kombëtare “Cashless Albania 2030”, një strategji afatgjatë që synon të reduktojë ndjeshëm përdorimin e parasë fizike dhe të nxisë kalimin drejt pagesave elektronike në të gjithë ekonominë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Plani parashikon objektiva të qarta dhe mekanizma të koordinuar pune që do të shtrihen në vite, me qëllim modernizimin e sistemeve të pagesave, uljen e informalitetit dhe rritjen e transparencës.

Sipas dokumentit të prezantuar, objektivi kryesor është që deri në vitin 2028 vendi të ketë mbulim universal me terminale POS, të paktën 60% e pagesave të kryhen në mënyrë dixhitale dhe të gjitha institucionet publike të pranojnë pagesa jo-cash. Këto synime përbëjnë bazën e transformimit drejt një ekonomie që funksionon më shumë përmes kanaleve elektronike, duke ulur përdorimin e parasë fizike që sot dominon transaksionet ditore.

Lexo edhe:

Vatra e fruthit shpërthen në Tiranë: Kopshti u izolua për 21 ditë, por Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk publikuan procesverbalin.

Robert Duvall, legjenda e filmit dhe ylli i “The Godfather”, ndërron jetë në moshën 95-vjeçare

Plani parashikon hartimin e 12 masave konkrete, të orientuara sipas prioriteteve që lidhen me adoptimin e teknologjive të pagesave, forcimin e infrastrukturës, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe detyrimet për institucionet publike. Për zbatimin e tyre do të krijohet Këshilli për Pagesat Dixhitale, një strukturë që përfshin Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, AKSHI-n, AKSK-në, Bankën e Shqipërisë, Tatimet, Postën Shqiptare, shoqatat e bankave, subjektet financiare jo banka e të parasë elektronike dhe operatorët ndërkombëtarë të kartave.

Në nivel teknik do të funksionojë një grup operativ që do të koordinojë fazat e zbatimit dhe kalendarin e matjes së progresit.

Kalendari i masave parashikon përcaktimin e afateve për secilin hap, sigurimin e koherencës strategjike mes ndryshimeve ligjore dhe fazave teknike dhe organizimin e mbledhjeve të rregullta mujore për monitorimin e objektivave dhe adresimin e sfidave. Qeveria synon që nisma të mos mbetet vetëm një direktivë politike, por një proces i koordinuar që matet me tregues të qartë rezultateje.

Nisma vjen në një kohë kur Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të parasë fizike në rajon. Shqipëria ka nivelin më të lartë të qarkullimit të parasë jashtë bankave mes vendeve të Ballkanit, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me informalitetin dhe me kostot e larta të administrimit të parasë fizike. Edhe pse pagesat elektronike janë rritur vitet e fundit, ritmi i adoptimit ende mbetet më i ngadaltë krahasuar me vendet e BE-së, ku pesha e cash në ekonomi është në rënie të shpejtë.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, raporti mes parasë jashtë bankave dhe agregatit M3 (para jashtë bankave dhe depozita bankare)në korrik 2025 ishte 24.3%.

Megjithatë, ky raport, në rastin e Shqipërisë ka kufizime serioze, sepse nuk përfshin valutën e huaj që qarkullon jashtë sektorit bankar; ky është element me rëndësi të konsiderueshme, duke pasur parasysh Euroizimin e lartë të ekonomisë shqiptare.

Në rast se raportin e parasë jashtë bankave me ofertën monetare do ta llogarisnim vetëm për Lekun (në raport me agregatin monetar M2), atëherë raporti është ndjeshëm më i lartë, 40.4%.

Në krahasim me Eurozonën, Shqipëria ka një shkallë shumë më të lartë të parasë cash në qarkullim.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës Qendrore Europiane, në gusht 2025, paraja jashtë bankave përbënte 9.3% të agregatit monetar M3 dhe afërsisht 10% të agregatit monetar M2.

Shifrat krahasuese të disponueshme për disa ekonomi të rajonit tregojnë raporte edhe më të ulëta. Në rastin e Serbisë, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit M3 në gusht ishte 7.6%, por rritet ndjeshëm në raport me agregatin M2, në 14.8%.

Në Maqedoninë e Veriut, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M3 ishte 9.9%, ndërsa në raport me agregatin M2 ishte lehtësisht më i lartë, në 11.1%.

Vendi më pranë Shqipërisë, por në nivele gjithsesi shumë më të ulëta, është Bosnjë-Hercegovina, ku sipas të dhënave më të fundit, raporti mes parasë në qarkullim dhe agregatit monetar M2 ishte 20.5%.

Banka e Shqipërisë ka theksuar prej vitesh se përdorimi i parasë fizike krijon kosto të drejtpërdrejta për sistemin financiar, pengon gjurmueshmërinë e transaksioneve dhe vështirëson luftën kundër informalitetit dhe evazionit./Marrë nga Monitor

Nga Kategoria

Vatra e fruthit shpërthen në Tiranë: Kopshti u izolua për 21 ditë, por Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk publikuan procesverbalin.
Kryesore

Vatra e fruthit shpërthen në Tiranë: Kopshti u izolua për 21 ditë, por Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk publikuan procesverbalin.

16 Shkurt, 2026
Robert Duvall, legjenda e filmit dhe ylli i “The Godfather”, ndërron jetë në moshën 95-vjeçare.
Lajme

Robert Duvall, legjenda e filmit dhe ylli i “The Godfather”, ndërron jetë në moshën 95-vjeçare

16 Shkurt, 2026
Kryesore

Berisha i drejtohet Ramës nga Foltorja: Ty dhe ministrave do ju merret çdo pasuri

16 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vatra e fruthit shpërthen në Tiranë: Kopshti u izolua për 21 ditë, por Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk publikuan procesverbalin.

Vatra e fruthit shpërthen në Tiranë: Kopshti u izolua për 21 ditë, por Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP nuk publikuan procesverbalin.

16 Shkurt, 2026

Ndahet nga jeta Robert Duvall, aktori legjendar i ‘The Godfather’

16 Shkurt, 2026
Ikona e The Godfather ndërron jetë!

Ikona e The Godfather ndërron jetë!

16 Shkurt, 2026

Gjermani: Karnavali i Kolonjës tallet me liderët botërorë, nga Trump te Putin

16 Shkurt, 2026
Robert Duvall, legjenda e filmit dhe ylli i “The Godfather”, ndërron jetë në moshën 95-vjeçare.

Robert Duvall, legjenda e filmit dhe ylli i “The Godfather”, ndërron jetë në moshën 95-vjeçare

16 Shkurt, 2026

Berisha i drejtohet Ramës nga Foltorja: Ty dhe ministrave do ju merret çdo pasuri

16 Shkurt, 2026
“‘Arsenali bërthamor është i nevojshëm për ne’, deklarata e presidentit polak shkakton debate në qeveri”

“‘Arsenali bërthamor është i nevojshëm për ne’, deklarata e presidentit polak shkakton debate në qeveri”

16 Shkurt, 2026

Shqipëri Sot | 16 Shkurt 2026 (Pasdite, 18:00): titujt kryesorë nga Europa dhe bota

16 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.