Presidenti i SHBA, Donald Trump, në konferencën për shtyp, përsëriti zhgënjimin edhe për aleatët e NATO-s, duke theksuar se nuk e ndihmuan vendin e tij në luftën e nisur kundër Iranit, bashkë me Izraelin.
Trump theksoi se megjithatë ata nuk kane nevojë për ndihmë sepse kanë ushtrinë më të mirë në botë dhe teknologjinë më të shkëlqyer.
“Nuk mund të kemi një botë të sigurt nëse Irani do të ketë në duar armë bërthamore. Jam shumë i zhgënjyer nga NATO. Ata do te ishin të parët që duhet të vepronin. Unë do të doja në fillim ndihmë por nuk kam nevojë për ndihmë, nuk më duhet ndihmë nëse e fitoj këtë. Ne kemi teknologji të shkëlqyer, qindra raketa.”, tha ai.
Më tej, ai përsëriti ultimatumin se Irani duhet të pranojë planin e SHBA sepse nuk ka rrugë tjetër për të përveçse shkatërrimit.
“E vetmja mënyrë që të rindërtojnë vendin e tyre, është të pranojnë planin tonë dhe të jenë të gatshëm për një marrëveshje. Përndryshe nuk ka rrugë për ta.”, theksoi presidenti amerikan.
Më pas iu rikthye sërish NATO-s, si dhe Koresë së Jugut e Japonisë, të cilat i akuzoi gjithashtu se nuk e kanë ndihmuar kundër Iranit. Ai përmendi se në Japoni dhe Kore të Jugut kanë trupa amerikane për t’i mbrojtur nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Unë në fakt nuk i kam bërë kërkesë të fortë NATO-s për ndihmë, thjesht i thashë a dëshironi të na ndihomi. Nuk na dhanë asnjë ndihmë, as Koreja e Jugut, as Australia. As Japonia, ne kemi trupat tanë në Japoni apo Korenë e Jugut për t‘i mbrojtur nga Kim Jong Un, me të cilin shkoj mirë dhe kam pasur bisedime të mira. NATO është një tigër prej letre. Mark Rutte është person i mrekullueshëm por nuk patëm ndihmë nga ana e NATO-s. “, shtoi Trump.











