• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ja si gjyqtarja komunikonte me mafien për të goditur apo eleminuar gazetarin e njohur Saimir Kodra

26 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK doli me njoftim zyrtar për megaoperacionin e zhvilluar këtë të hënë. Pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Sipas dosjes, ish-gjyqtarja e arrestuar Pajtime Fetahu ka porositur bandat e Elbasanit për të goditur drejtuesin e emisionit “Stop”, gazetarin Saimir Kodra, i cili ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin e organizuar si dhe vendimet e saj korruptive.

Një nga anëtarët e grupit kriminal i ka vendosur gjyqtares në dispozicion një telefon SkyEcc, e cila përmes këtij telefoni ka komunikuar me personazhe të tjerë të krimit, duke porositur goditjen e gazetarit.

Lexo edhe:

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

“XXX i bën me dije gjyqtares Pajtime Fetahu se ka dashur ta dëmtojë Saimir Kodrën, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Por në pamundësi për ta gjetur atëherë miqtë e tij, XXX dhe XXX, të cilët dyshohet se janë XXX. dhe XXX, kanë djegur banesën e prindërve të tij (Saimir Kodrës).

Nga biseda dyshohet se gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit “Stop” për të cilin personi me të cilin kjo flet thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10-fish.

Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht” – ishte mesazhi që kishte marrë gjyqtarja.

Në emisionin “Opinion”, Saimir Kodra u shpreh se në rastin e gjyqtares Pajtime Fetahu ka ndjekur gjithmonë rrugën institucionale. Sa i përket lidhjes së saj më krimin e organizuar në hakmarrje për Saimir Kodrën, ky i fundit shprehet se nuk ka qenë në dijeni të kësaj.

Blendi Fevziu: Saimir në momentin që po hyja në emision madje 10 minutat e para mora një informacion. Dikush më çon që ka qenë një konflikt mes teje dhe gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë që dikush më çon një informacion që me gjasë mund të jetë marrë nga dosja, nga zbardhja e “Sky Ecc”.

Saimir Kodra: E kam lexuar, e kam!

Blendi Fevziu: Por çfarë konflikti ke pasur ti me këtë gjyqtare? Si guxon një gjyqtare të përdorë krimin për t’u hakmarrë me gazetarin?!

Saimir Kodra: Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u parë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.

Blendi Fevziu: Po ua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?

Saimir Kodra: Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza.

Blendi Fevziu: Për atë jam i bindur që nuk ke fjetur tek “Plaza”, por ky duket sikur i bën më shumë qejfin gjyqtares, të ka bërë personazh të vështirë për t’u kapur.

Saimir Kodra: Për t’i kërkuar më shumë favore. Mua më vjen mirë që kjo gjyqtare është atje ku duhet të jetë, që në fakt duhet të ishte prej kohësh.

Blendi Fevziu: Jo paska qenë prej kohësh. Kjo qenka e dyta e paska një masë më përpara.

Saimir Kodra: Po ka qenë në arrest shtëpie, unë flas për burgun. Realisht sepse po t’i kthehesh asaj që ne kemi transmetuar për të është një histori e tmerrshme se si një gjyqtare ka përfituar dhe abuzuar me vendimet e vulat, çka e di mirë dhe gjithë qyteti, por sot për fat të mirë filloi të jetojë dhe SPAK-u.

Blendi Fevziu: Saimir ti nuk ke pasur informacion asnjë informacion të raporteve të saj me grupet kriminale në drejtimin tënd?

Saimir Kodra: Jo absolutisht sepse unë nuk kam pasur informacione me këto Sky Ecc apo EnchroChat.

Blendi Fevziu: Si re në këtë informacion që më the e dija që të lexova?

Saimir Kodra: Në fakt që të jem shumë i sinqertë duhet të falenderoj drejtuesin e SPAK-ut zotin Altin Dumani, që pak kohë më parë më ka bërë këtë pyetje për djegien e shtëpisë së prindërve me demek, por që nuk është e vërtetë. Pra isha vënë në një farë informacioni.

Blendi Fevziu: Pra ishe pyetur për këtë çështje në momentin që kishin dalë informacionet?

Saimir Kodra: Po nëse kishte ndodh apo jo, sepse duket sikur është kryer si veprim, por në fakt nuk ka ndodhur. Ndërkohë që nuk e di, realisht më vjen keq për gjënë, për të gjithën, që të arrish në nivelin e gjyqtares Pajtime Fetahu në këto perceptime e në këto gjëra, nuk e di.

Tags: ish gjygjtarjapajtime fetahusaimir kodraspak

Nga Kategoria

Aktualitet

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

6 Qershor, 2025
Aktualitet

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

6 Qershor, 2025
Aktualitet

Burgu i Spaçit muze, aktivisti Arnen Sula: Fotot tregojnë të kundërtën, gjithçka po bëhet në shërbim të filmit dhe jo projektit të miratuar

6 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

6 Qershor, 2025

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

6 Qershor, 2025

VIDEO/ Kosova përmbys Armeninë, spektakël golash në stadiumin “Fadil Vokrri”

6 Qershor, 2025

Burgu i Spaçit muze, aktivisti Arnen Sula: Fotot tregojnë të kundërtën, gjithçka po bëhet në shërbim të filmit dhe jo projektit të miratuar

6 Qershor, 2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025

Sulmi rus mbi Ukrainë, Zelensky: Putini po blen kohë për të vazhduar luftën

6 Qershor, 2025

Sherr për parkimin në Ksamil mes 2 turqve dhe një banori vendas, përfundojnë në spital. Policia shoqëron disa persona (EMRAT)

6 Qershor, 2025

Turizmi masiv nën kontroll: Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit

6 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.