• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 23 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja ndaj njëri-tjetrit

22 Qershor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli dhe Irani kanë kryer një valë të re sulmesh ndaj njëri-tjetrit më 22 qershor, pasi Shtetet e Bashkuara kanë goditur objektet kryesore bërthamore të Republikës Islamike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ushtria izraelite tha se ka kryer një valë të re sulmesh të dielën, që kanë shënjestruar caqe ushtarake, përfshirë raketahedhës në perëndim të Iranit.

Forcat ajrore nisën “një seri sulmesh ndaj caqeve ushtarake në Iranin perëndimor”, thuhet në një deklaratë ushtarake, ku shtohet se “kanë goditur vende nga ku lëshohen raketat drejt Izraelit, ushtarë të forcave të armatosura iraniane, dhe kanë neutralizuar me shpejtësi pajisjet ushtarake që pak më parë kishin lëshuar raketa drejt Izraelit”.

Lexo edhe:

“Fjeta si kaçak!” Ilir Vrenozi i hakërrehet Kristit: Nga bajame do të bëj qiqër

Turqia ndalon planin e sulmit vetëvrasës të grupit Shteti Islamik për Natën e Vitit të Ri Inteligjenca turke ka kapur një anëtar të IS-it të caktuar për të kryer sulme vetëvrasëse në Turqi dhe Evropë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për mundësinë e sulmeve për fund vit. Dhjetë të dyshuar janë arrestuar për financimin e këtij rrjeti.

Përveç në perëndim të Iranit, një zëdhënës i qendrës për menaxhimin e krizave në Kom – në Iranin qendror – njoftoi se Izraeli ka sulmuar një kazermë ushtarake.

Sipas këtij zëdhënësim katër persona janë vrarë nga ky sulm në kazermën Martiri Mustafa Khomeini.

Në këtë kazermë përfshihen ndërtesa të ushtrisë dhe të mbrojtjes ajrore që veprojnë në kuadër të Gardës Revolucionare Islamike dhe të ushtrisë iraniane. Edhe më 15 qershor ishte sulmuar kjo kazermë, sipas mediave iraniane, të cilat kishin raportuar për dy ushtarë të vrarë dhe 42 të tjerë ishin plagosur.

Ndërkaq, forcat e armatosura iraniane raportohet se kanë goditur disa caqe në Izrael, përfshirë aeroportin Ben Gurion, pasi SHBA-ja ia sulmoi objektet kryesore bërthamore.

Agjencia e lajmeve Fars raportoi se u sulmua një aeroport, “një qendër për kërkime biologjike”, bazat logjistike dhe disa qendra komanduese.

Shërbimi i shpëtimit Magen David Adom i Izraelit njoftoi se kishte “dërguar në spital 16 persona, përfshirë një burrë 30-vjeçar në gjendje mesatare, i plagosur në pjesën e sipërme të trupit nga copat e predhave”.

Televizioni publik KAN 11 transmetoi pamje të një ndërtese të shkatërruar, e rrethuar nga grumbuj rrënojash, për të cilën tha se ndodhej në qendër të Izraelit, pas dy valëve të raketave të lëshuara drejt Izraelit rreth orës 07:30 të mëngjesit.

Policia izraelite raportoi për “rënien e copave të armëve” në një zonë veriore që përfshin portin e Haifës, ku autoritetet lokale thanë se shërbimet e emergjencës po shkonin drejt “vendit të incidentit”.

Ushtria amerikane goditi më 21 qershor tre objekte bërthamore iraniane, Fordo, Natanz dhe Esfahan, gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i quajti sulmet “të turpshme” dhe paralajmëroi se ato “do të kenë pasoja të përhershme”, në një postim në X.

Nga Kategoria

Ekstra

“Fjeta si kaçak!” Ilir Vrenozi i hakërrehet Kristit: Nga bajame do të bëj qiqër

23 Dhjetor, 2025
Bota

Turqia ndalon planin e sulmit vetëvrasës të grupit Shteti Islamik për Natën e Vitit të Ri Inteligjenca turke ka kapur një anëtar të IS-it të caktuar për të kryer sulme vetëvrasëse në Turqi dhe Evropë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për mundësinë e sulmeve për fund vit. Dhjetë të dyshuar janë arrestuar për financimin e këtij rrjeti.

23 Dhjetor, 2025
Bota

James Webb dhe Chandra zbulojnë përplasjen madhështore të dy galaksive spiralore

23 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Fjeta si kaçak!” Ilir Vrenozi i hakërrehet Kristit: Nga bajame do të bëj qiqër

23 Dhjetor, 2025
Berisha: Shkurtimi i përgjegjësive, një taktikë e VV-së – kështu vepronte edhe kur kishte opozitën.

Berisha: Shkurtimi i përgjegjësive, një taktikë e VV-së – kështu vepronte edhe kur kishte opozitën.

23 Dhjetor, 2025

Turqia ndalon planin e sulmit vetëvrasës të grupit Shteti Islamik për Natën e Vitit të Ri Inteligjenca turke ka kapur një anëtar të IS-it të caktuar për të kryer sulme vetëvrasëse në Turqi dhe Evropë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për mundësinë e sulmeve për fund vit. Dhjetë të dyshuar janë arrestuar për financimin e këtij rrjeti.

23 Dhjetor, 2025

James Webb dhe Chandra zbulojnë përplasjen madhështore të dy galaksive spiralore

23 Dhjetor, 2025

Aksident në kthesën e Finiqit/ Automjeti përmbyset mbi kolektor, shoferi transportohet drejt Traumës

23 Dhjetor, 2025

Viti i Metaleve: Tensionet në Venezuela rrisin çmimet e arit dhe argjendit

23 Dhjetor, 2025

“Nga sot rikthehet normaliteti në aeroportin e Vlorës”, Behgjet Pacolli fiton gjyqin ndaj ortakut?

23 Dhjetor, 2025

“Bashkëpuno ose ke plumbin në kokë!” ZBARDHET DËSHMIA e Gerond Meçes

23 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In