• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Izrael, Ministri Hasani zhvillon takime me homologun izraelit dhe Kryetarin e Knesset

27 Maj, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Izrael, 27 Maj 2025 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ndodhet në Izrael në një vizitë dy-ditore pune në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit, e cila organizohet nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në margjinat e këtij organizimi, Ministri Hasani zhvilloi një takim me homologun e tij izraelit, z. Gideon Sa’ar, me të cilin vlerësuan bashkërisht marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa i kushtuan rëndësi thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Në lidhje me luftën kundër antisemitizmit, z. Hasani është shprehur se: “Shqipëria qëndron e palëkundur kundrejt çdo forme të antisemitizmit, si dhe të çdo lloji të shprehjes së intolerancës apo paragjykimit ndaj popullit hebre”.

Lexo edhe:

Vrau me thikë 31-vjeçarin në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Kishte bllokuar rrugën! I rashë borisë, por më shau

“Irani kërcënon Shqipërinë”? Pas lajmeve për sulm në “Ashraf 3” në Manzë, reagon zëdhënësi i kampit!

Ai ka cilësuar edhe disa prej masave të ndërmarrave nga vendi ynë në këtë kuadër si: kalimi i të gjithë legjislacionit kundër antisemitizmit; të qënurit aktiv si vend vëzhgues i IHRA; Muzeu “Besa” në Tiranë dhe Muzeu Hebraik Shqiptar që janë aktualisht në proces; integrimi i Holokaustit në kurrikulat arsimore; aktivizmi në arenën ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore etj.

Gjatë vizitës në Jeruzalem, Ministri Hasani u takua gjithashtu edhe me z. Amir Ohana, Kryetari i Parlamentit te Izraelit – Knesset – me të cilin nënvizuan bashkërisht rëndësinë e rritjes së ndërveprimit ndër-parlamentar duke inkurajuar vizitat në të dy anët dhe shkëmbyer përvojat me njëri-tjetrin.

“Fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit– tashmë 5 herë në javë dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sektorin e turizmit – duhet të shërbejnë si një ogur i mirë për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme që lidhen me sigurinë, infrastrukturën, shëndetësinë, teknologjinë, inovacionin, bujqësinë etj.” – është shprehur z. Hasani përgjatë takimit me z. Ohana.

Konferenca Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit është një aktivitet i nivelit të lartë që zhvillohet në Jeruzalem në kontekstin e presidencës izraelite të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA). Këtu marrin pjesë ministra të jashtëm, diplomatë, drejtues të institucioneve qendrore të Izraelit, të dërguar të posaçëm, si dhe ekspertë nga vendet anëtare ose vëzhguese të IHRA.

Nga Kategoria

Aktualitet

Vrau me thikë 31-vjeçarin në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Kishte bllokuar rrugën! I rashë borisë, por më shau

3 Mars, 2026
Aktualitet

“Irani kërcënon Shqipërinë”? Pas lajmeve për sulm në “Ashraf 3” në Manzë, reagon zëdhënësi i kampit!

3 Mars, 2026
Aktualitet

Irani paralajmëron Evropën: Mos u bashkoni me ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit, do…

3 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrau me thikë 31-vjeçarin në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Kishte bllokuar rrugën! I rashë borisë, por më shau

3 Mars, 2026

“Irani kërcënon Shqipërinë”? Pas lajmeve për sulm në “Ashraf 3” në Manzë, reagon zëdhënësi i kampit!

3 Mars, 2026

Irani paralajmëron Evropën: Mos u bashkoni me ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit, do…

3 Mars, 2026

Ronaldo largohet me avionin privat nga Arabia Saudite për në Spanjë, pas sulmeve nga Irani

3 Mars, 2026

Tensione te Real Madrid: një pjesë e skuadrës nuk e mbështet më Arbeloan

3 Mars, 2026

Flet për herë të parë nëna e 11-vjeçarit të humbur: E kisha ‘dënuar’ se kishte pirë cigare, më telefonoi një grua

3 Mars, 2026

Hapet rruga në Librazhd, merr frymë Juglindja, kreu i ARRSH: Janë kryer të gjitha testimet!

3 Mars, 2026

U hodh me parashutë nga avioni, piloti amerikan kërcënohet nga banorët në Kuvajt, menduan se ishte iranian (VIDEO)

3 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.