• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 23 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Italia dhe Franca në krizë diplomatike, shkak “deklaratat e papranueshme” të Salvinit ndaj Macron

23 Gusht, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasja është tashmë publike dhe e dukshme. Ambasadorja italiane në Paris, Emanuela D’Alessandro, u thirr nga qeveria franceze për shkak të “deklaratave të papranueshme” që Matteo Salvini i ka drejtuar ditët e fundit presidentit Emmanuel Macron, raportoi AFP duke cituar burime diplomatike.

Zemërimi i Elizesë, i përmendur edhe nga mediat italiane, erdhi menjëherë pas fjalëve të ashpra të zëvendëskryeministrit ndaj kreut të shtetit francez.

“Shkëndija” e fundit erdhi nga deklaratat e Salvinit kundër idesë franceze për dërgimin e trupave në Ukrainë. “Shko ti vetë. Vish kasketën, jelekun, pushkën dhe shko në Ukrainë”, u shpreh ai me ironi, duke kundërshtuar hapur Macron. Prej muajsh, Salvini ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër këtij projekti dhe kundër vetë presidentit francez.

Lexo edhe:

Ministria e Mbrojtjes në Rusi njofton pushtimin e dy fshatrave në rajonin e Donetskut të Ukrainës

“Pse po pi cigare pranë shtëpisë time?”/ Si nisi sherri në Kombinat që përfundoi me të shtëna kallashnikovi

Parisi vendosi të lëvizë në plan diplomatik. Fillimisht, përmes këshilltarit diplomatik të Macron dhe ambasadorit francez në Itali, u kërkua një reagim për të sqaruar nëse Salvini fliste në emër të qeverisë apo jo. Në mungesë të një përgjigjeje, u thirr ambasadorja italiane në Paris.

Sipas burimeve të AFP-së, i është kujtuar se deklaratat e Salvinit bien ndesh me klimën e besimit dhe marrëdhëniet historike mes dy vendeve, si dhe me bashkëpunimin e tyre të fundit për Ukrainën.

Deklaratat e Salvinit erdhën ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni ndodhej në Uashington, krah Macron, për të mbështetur përpjekjet diplomatike për Ukrainën.

Kjo e vë kryeministren përballë një dileme: Të marrë distancë nga partneri i saj i koalicionit, duke rrezikuar tensione të brendshme, ose të heshtë, me rrezikun e përkeqësimit të marrëdhënieve me Francën.

Deri tani, Meloni ka zgjedhur të mos ekspozohet, ndërsa shpesh ka qenë ministri i Jashtëm, Antonio Tajani që ka kërkuar përmbajtje nga Salvini.

Kjo nuk është hera e parë që Salvini sulmon Macron. Që nga viti i kaluar, ai e ka quajtur presidentin francez “i çmendur që flet për luftë bërthamore”, “hipokrit”, “kriminel”, madje edhe “zotëri i dhënë pas shampanjës”.

Një gjuhë e ashpër që ka prodhuar tashmë një krizë të re diplomatike mes Romës dhe Parisit.

Nga Kategoria

Bota

Ministria e Mbrojtjes në Rusi njofton pushtimin e dy fshatrave në rajonin e Donetskut të Ukrainës

23 Gusht, 2025
Aktualitet

“Pse po pi cigare pranë shtëpisë time?”/ Si nisi sherri në Kombinat që përfundoi me të shtëna kallashnikovi

23 Gusht, 2025
Lajme

U kap me kokainë në makinë, gjykata e Tiranës nxjerr nga burgu Marina Farën

23 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes në Rusi njofton pushtimin e dy fshatrave në rajonin e Donetskut të Ukrainës

23 Gusht, 2025

Akuzohet për trafik droge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 emra në Laç

23 Gusht, 2025

Dhunuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

23 Gusht, 2025

“Pse po pi cigare pranë shtëpisë time?”/ Si nisi sherri në Kombinat që përfundoi me të shtëna kallashnikovi

23 Gusht, 2025

U kap me kokainë në makinë, gjykata e Tiranës nxjerr nga burgu Marina Farën

23 Gusht, 2025

Paqja në Ukrainë mbetet e paqartë një javë pas samitit të Alaskës/ Trump rishqyrton sanksionet ndaj Rusisë

23 Gusht, 2025

Aksident i rëndë gjatë natës në bypass-in e Vlorës, përplasen dy automjete, një i plagosur

23 Gusht, 2025

Hëna e Re në Virgjëreshë! Vjen ndryshimi i shumëpritur për këto tri shenja Horoskopi

23 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.