Policia e Beratit ka vënë në pranga një 52-vjeçar, i cili shiste kokainë dhe cannabis sativa, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari.
Në pranga u vu shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Poliçan.
Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.
Ndërkaq, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.











