Fqinjët e 70-vjeçares e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët ditën e sotme në Korçë kanë folur.
Ata kanë treguar se e moshuara jetonte vetëm. Sipas tyre, Fluturie Potka kishte një vajza dhe një djalë, ndërsa nuk kishte pranuar të jetonte me to edhe pse prej disa muajsh ishte e paralizuar nga këmbët.
“Nuk kishte ndihma. Nuk pranonte të ikte të jetonte me djalin. Kishte disa muaj që ishte e paralizuar nga këmbët”, kanë deklaruar ata.
Banesa e së moshuarës u përfshi nga flakët mëngjesi e sotëm, dhe pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, zonja nuk mundi të mbijetojë duke humbur jetën mes tymit dhe flakëve.











