• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 23 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

10 Tetor, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa  Në mes të fshatit Suk 1 në Roskovec ndodhet një biznes furnizimi me gaz me pakicë, të cilin e disponon me dokumente z. Hamza Agaçi, vëllai i ish-nënkryetarit të Bashkisë Roskovec, z. Hysen Agaçi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky i fundit është personi që e menaxhon dhe kujdeset që ky biznes të funksionojë ndryshe në letra dhe ndryshe në realitet, pasi në QKB biznesi rezulton për shitjen me pakicë të bombolave të gazit, ndërsa në praktikë funksionon për shpërndarjen dhe furnizimin me pakicë të gazit të lëngshëm. Për të operuar në tregtimin e lëndëve djegëse duhen një sërë dokumentesh dhe licencash përkatëse, të cilat z. Agaçi – kur u ballafaqua me gazetarin e emisionit “Piranjat”, Freard Rista – u shpreh i bindur se i dispononte, por në realitet gjërat ishin ndryshe.

Përgjigjen e parë e morëm nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila më datë 10 shtator 2025 na informoi se biznesi në fjalë nuk e disponon lejen e duhur mjedisore për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të gazit të lëngshëm. Përgjigjen e dytë e morëm nga Bashkia e Roskovecit. Në shkresën zyrtare që mban datën 19 shtator, institucioni na bën me dije se subjekti në fjalë ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse për tregtimin e gazit të lëngshëm, madje nuk rezulton i regjistruar pranë zyrës së tatim-taksave si biznes aktiv.

Lexo edhe:

BE “karton të kuq” për Shqipërinë! Ndëshkojnë qeverinë Rama: Në shkelje për moszbatim të rregullave europiane të energjisë

Dua Lipa bën bujë në rrjetet sociale, shfaqet me bikini alongside të fejuarin e saj në plazhin e Meksikës.

Dhe këtë shkelje të rëndë ligjore, kryetarja Majlinda Bufi e justifikon me mosidentifikimin e subjektit nga inspektorët e tatim-taksave, si dhe nga inspektori i parandalimit në sektorin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Të mos dish biznesin e kryetarit të fshatit dhe të nënkryetarit të Bashkisë nuk duket shumë bindëse. Megjithatë, kryetarja Majlinda Bufi na bën me dije se pas evidentimit të rastit janë marrë masa për ndërprerjen e aktivitetit dhe vijimin e procedurave të mëtejshme.

Gjithashtu, kryetarja sqaron se ka vepruar “me dorë të hekurt”, duke marrë masa disiplinore ndaj punonjësve përkatës për neglizhencë dhe mospërmbushje të detyrës.

Megjithatë, disa pyetje një milionë dollarëshe ja vlen të bëhen: Në një vend aq të vogël, ku çdokush di çdo gjë, si ka mundësi që vetëm inspektorët nuk e dinë?

Apo mos ndoshta, miqësia e nënkryetarit me kryetaren ka qenë më e fortë se ajo kafja e inspektorëve?

Me gjithë këto zjarre që kapluan vendin tonë këtë vit dhe me gjithë këto biznese që po operojnë me miq e me kafe, duke iu shmangur detyrimeve ligjore, shpresojmë që kësaj here kryetarja Bufi ta ketë marrë seriozisht situatën./Emisioni “Piranjat”

Nga Kategoria

Aktualitet

BE “karton të kuq” për Shqipërinë! Ndëshkojnë qeverinë Rama: Në shkelje për moszbatim të rregullave europiane të energjisë

23 Dhjetor, 2025
Dua Lipa bën bujë në rrjetet sociale, shfaqet me bikini alongside të fejuarin e saj në plazhin e Meksikës.
Aktualitet

Dua Lipa bën bujë në rrjetet sociale, shfaqet me bikini alongside të fejuarin e saj në plazhin e Meksikës.

23 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Mblidhet sot Komisioni i Etikës, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike pas kaosit në Kuvend

23 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Pilula Wegovy miratohet nga FDA e SHBA-së për humbje peshe.

23 Dhjetor, 2025

“Selvija po na mban gjallë”, Gjylymser Kasapi me mesazh prekës: Na lejoni të përjetojmë dhimbjen tonë të thellë, mos spekuloni

23 Dhjetor, 2025
I arrestuar i dyshuar për ngacmim seksual në Lipjan

I dyshuari për rrëmbim dhe organizim të grupit kriminal, arrestohet në Prishtinë

23 Dhjetor, 2025
Tirana: Autoritetet identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarr mbrëmë.

Protesta e opozitës: Lanzime molotov ndaj Kryeministrisë dhe përplasje me policinë, arrestohen 4 qytetarë, procedohen 7 të tjerë.

23 Dhjetor, 2025

Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Berlinit shijojnë ushqime festive dhe ‘snack’ për Krishtlindje

23 Dhjetor, 2025

Kapiten, lider… legjenda? Çastet më të diskutueshme të John Terry në Chelsea – të renditura

23 Dhjetor, 2025
Rusia sulmon Kievin në orët e para të mëngjesit, Polonia aktivizon avionët e saj luftarakë.

Rusia sulmon Kievin në orët e para të mëngjesit, Polonia aktivizon avionët e saj luftarakë.

23 Dhjetor, 2025

BE “karton të kuq” për Shqipërinë! Ndëshkojnë qeverinë Rama: Në shkelje për moszbatim të rregullave europiane të energjisë

23 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.