Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Luginës së Preshevës, i ka shkruar një mesazh urimi kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, për festat e Nëntorit. Ai thotë se nuk e di saktësisht se për çfarë akuzohet Veliaj apo se çfarë pretendohet se ka bërë, teksa shpreh konsideratat më të larta.
“Ajo që e dimë me bindje është se ai ka qenë ndër të vetmit që me gjithë qenien e tij është përkushtuar në projekte konkrete për Preshevën, një vend i harruar nga çdo anë”, shkruan ai.
Shqiprim Arifi shkruan se për të dhe shqiptarët e tjerë të Luginës, Erion Veliaj mbetet një mik i çmuar. Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, është shpallur më parë dhe Qytetar Nderi i Preshevës.
“Ata që e njohin e dinë se ai ishte i përkushtuar vetëm ndaj punës, komunitetit dhe së mirës së përbashkët. Pikërisht kjo e bëri figurë të rëndësishme për Preshevën, për të cilin shpreh mirënjohjen time të thellë vëllazërore”, vijon mesazhi.











