• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 1 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Ndërron jetë ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

1 Janar, 2026
tek Kosova
Ish-kryeparlamentari Nexhat Daci ndërron jetë - KOHA.net
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nexhat Daci ishte një figurë e shquar e shkencës dhe politikës kosovare. Ai lindi në Tërnoc të Bujanocit, ku përfundoi arsimin fillor, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Tërnoc dhe Leskovc. Studimet universitare në kimi i përfundoi në Universitetin e Beogradit, ku ndoqi edhe studimet pasuniversitare, ndërsa doktoratën e mbrojti në Universitetin e Zagrebit.

Karrierën akademike e nisi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1966, si asistent, duke avancuar ndër vite deri në titullin profesor ordinar. Daci ishte aktiv në institucione dhe shoqata të njohura ndërkombëtare të kimisë, përfshirë Shoqatën Amerikane të Kimistëve dhe Akademinë Evropiane për Çështjet e Mjedisit.

Lexo edhe:

Kurti: Daci do të jetë një emër i rëndësishëm në historinë e ndërtimit të shtetit

Osmani: Daci la një trashëgimi të rëndësishme në krijimin e shtetit të Kosovës

Në vitin 1994, ai u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku më vonë shërbeu si sekretar i përgjithshëm dhe kryetar.

Në jetën politike, Nexhat Daci ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri në vitin 2011 dhe mbajti detyrën e kryetarit të Kuvendit nga viti 2001 deri në 2006. Në vitin 2007, ai themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë.

Në fushën shkencore, Daci la pas një trashëgimi të pasur me punime, projekte dhe tekste universitare, të përqendruara kryesisht në kiminë organike të qymyrit të Kosovës dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai udhëhoqi projekte të rëndësishme për ndotjen e ujërave dhe kontribuoi në studime e monografi të njohura në fushën e kimisë dhe mjedisit.

Nexhat Daci do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në arsim, shkencë dhe politikë, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në avancimin e shkencave natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit, për të cilat u nderua me çmime dhe mirënjohje të shumta.

Nga Kategoria

Kurti: Pagimi i 13-tës do të bëhet në fillim të vitit
Kosova

Kurti: Daci do të jetë një emër i rëndësishëm në historinë e ndërtimit të shtetit

1 Janar, 2026
Osmani priti sot një delegacion nga Shtetet e Bashkuara.
Kosova

Osmani: Daci la një trashëgimi të rëndësishme në krijimin e shtetit të Kosovës

1 Janar, 2026
Policia: Kosova ka nivelin më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor.
Kosova

185 ampula të dëmtuara në Spitalin e Gjilanit, po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

1 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Video. Zjarri në resortin e Zvicrës: “disa dhjetëra” të vdekur dhe rreth 100 të plagosur pas shpërthimit në Crans-Montana

1 Janar, 2026

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër/ Një nga viktimat, nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit

1 Janar, 2026
Kurti: Pagimi i 13-tës do të bëhet në fillim të vitit

Kurti: Daci do të jetë një emër i rëndësishëm në historinë e ndërtimit të shtetit

1 Janar, 2026

Këshilli i Chelsea-t po shqyrton një emër BEFASUES për të zëvendësuar Enzo Maresca, ndonëse anglezi 41-vjeçar nuk ka menaxhuar kurrë në Premier League.

1 Janar, 2026

Rusia vazhdon luftën në 2026 me mbi 200 dronë të lëshuar ndaj Ukrainës, thotë Zelenskyy

1 Janar, 2026
Osmani priti sot një delegacion nga Shtetet e Bashkuara.

Osmani: Daci la një trashëgimi të rëndësishme në krijimin e shtetit të Kosovës

1 Janar, 2026

Përditësim mbi kontratën e Christian Pulisic: AC Milan caktuan datën për bisedime me yllin e USMNT, ndërsa detajet e ofertës së përmirësuar janë zbuluar.

1 Janar, 2026

Problemi me energjinë në Tunelin e Kanalit është zgjidhur, por disa vonesa të trenave vazhdojnë, thotë Eurostar.

1 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.