Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Xhivini në vitin 2024 ka shprehur interes për të kandidatuar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, ndërkohë që i njohur më parë ka qenë dhe për daljet e tij të shpeshta në platformën sociale Tik Tok teksa sulmonte vazhdimisht qeverinë dhe drejtuesit e policisë.
Në shkurt të vitit të kaluar, Xhivini ka kanosur në formë të përsëritur nëpërmjet celularit një gjyqtar pjesë e Gjykatës së Lushnjës ndërsa në muajin Korrik 2024, Hajrulla Xhivini është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi urinoi në derën e Gjykatës së Lartë dhe shantazhoi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Togat e zeza dhanë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke e akuzuar për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.
“-Ekstradohet nga Italia, një shtetas i cili gjatë muajit shkurt 2024, kanosi në mënyrë të përsëritur, për shkak të detyrës, gjyqtarin e Gjykatës Administrative Lushnjë.
1-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Italia, të shtetasit H. Xh., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shtetasi H. Xh. akuzohet se gjatë muajit shkurt 2024, ka kanosur në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., gjyqtar i Gjykatës Administrative Lushnjë, si dhe ka protestuar para Gjykatës së Lartë”, raporton policia.