• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 16 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Interi dhe përralla e 22 titullarëve; çfarë na mësoi derbi i Superkupës (por jo vetëm)

7 Janar, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

A ka Interi ekipin më të fortë në Serie A? Po. Duke përjashtuar kostot e pagave, çmimin total të kartonëve të lojtarëve dhe shpenzimet në merkato, kjo është vërtetuar në sezonet e fundit. Përveç ndonjë zëri të vetëm që ka dalë jashtë kornizës, pakkush mendon ndryshe.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

A ka Interi 22 titullarë? Këtu mund të lindë një debat më i thellë. Demonstrimi konkret i këtij mendimi u pa qartë në derbin e Superkupës së Italisë: del Calhanoglu, futet Asllani, i cili, pavarësisht fajit të përgjithshëm që trajnerët gjithmonë pëlqejnë të theksojnë për të larguar përgjegjësinë nga lojtarët individualë, ishte padyshim një ndër më zhgënjyesit dhe më meritori në pëmbysjen e Milanit.

Mund të flasim për Mkhitaryan-Zielinski, të ngremë pyetjen: a mund të hynte polaku në vend të shqiptarit për Calhanoglu? Po, por përfundimisht ish-lojtari i Empolit do të zëvendësonte armenin. Notë kaluese për rokadën Thuram-Taremi. Është e vërtetë se iraniani shënoi, por i jep skuadrës më pak lëvizshmëri, shkëlqim dhe thellësi, cilësi që vetëm francezi i ka.

Lexo edhe:

Vlerësimet e lojtarëve të Man Utd ndaj Bournemouth: Bruno Fernandes dhe Matheus Cunha shkëlqejnë

Mohamed Salah duhet të qëndrojë te Liverpool për një ‘lamtumirë të madhe’, thotë Jamie Carragher

Në këtë diskutim përfshijmë edhe Arnautovic e Correa, sepse sigurisht nuk duhet fajësuar vetëm iraniani. Dhe pastaj është prezenca fizike e madhe e Bisseck, që shpesh shoqërohet me amnezi dhe gabime në leximet mbrojtëse, rol në të cilin Pavard është i shkëlqyer. Notë kaluese për zëvendësimin Dimarco-Carlos Augusto, teksa braziliani ishte me fat të kishte përballë një nga mbrojtësit më të mirë të Europës…

Në fund të ditës, është logjike të kërkohet shumë nga Interi për shkak të asaj që ka treguar në vitet e fundit. Kërkesa për të fituar gjithçka, ndoshta nuk është realiste. Inzaghi e kujtoi me të drejtë se edhe Milani i ka pasur disa mungesa (edhe pse, duke marrë parasysh 40 minutat e më shumë që ka luajtur Leao, në fakt, Conceiçao nuk ishte privuar nga asnjë titullar, përkundrejt 4 mungesave zikaltër: Acerbi, Pavard, Thuram dhe Calha i lënduar).

Inzaghi: 'Inter lick our wounds, should've controlled Milan better' at 2-0 up

Askush nuk po nënvlerëson mentalitetin dhe egërsinë futbollistike të Milanit, që mbeti lidhur pas rezultatit dhe më pas e ktheu atë, por është e qartë se kur duhet të merren lojtarë nga pankina zikaltër, ka elementë kyç që e ulin ndjeshëm cilësinë e pasimit dhe mentalitetin e përgjithshëm të skuadrës. Cilësi kyçe këto për ta mbajtur kursin e drejtë në një moment kur, siç tha Inzaghi, disa lojtarë të rëndësishëm janë lodhur nga shumë angazhime gjatë sezonit.

Në analizën e ndeshjes dhe të rezultatit duhet përmendur numri i madh i mundësive të humbura nga Interi, por pa harruar edhe ato të Milanit. Duhet përmendur ngadalësia e pankinës së Interit në kuptimin e ndryshimit të rrymës së ndeshjes, që kalonte në duar të kundërshtarëve, por gjithashtu nuk duhet harruar se mes mundësive (ndoshta edhe për shkak të zgjedhjes nga stafi teknik) nuk ka lojtarë që mund të ndryshojnë ritmin ose të modifikojnë stilin e lojës.

Gjithashtu duhet përmendur diçka, që është e vështirë për tifozët dhe analistët afër Interit: vetëdija që luajtja mirë dhe dominimi, ashtu si ndodhi sezonin e kaluar, nuk duhet marrë si e sigurt, sepse ata që flasin për ekipin e duhur dhe e krahasojnë me gjigantë të tillë si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Liverpool e Bayern Munich, duket se e ekzagjerojnë.

A ka një ekuilibër të dobët mes titullarëve dhe bashkë-titullarëve tek Interi? Kur ndodhin episode të tilla si ato në finalen e Superkupës së Italisë dhe në historinë e fundit të Interit, ku humbjet e pakta shpesh kanë një shije të hidhur, të ngjashme me atë të së hënës (mjaft gola të humbur, amnezi mbrojtëse, paaftësi për të ndryshuar mënyrën e lojës, mundësi që nuk janë në nivelin e titullarëve), mund të mendohet se po. Sidomos kur 11-shi i fushës, për arsye ose zgjedhje, freskohet nga bashkë-titullarët./Telesport/

Nga Kategoria

Sporti

Vlerësimet e lojtarëve të Man Utd ndaj Bournemouth: Bruno Fernandes dhe Matheus Cunha shkëlqejnë

16 Dhjetor, 2025
Sporti

Mohamed Salah duhet të qëndrojë te Liverpool për një ‘lamtumirë të madhe’, thotë Jamie Carragher

15 Dhjetor, 2025
Sporti

Wesley “shokon” Comon, Roma fiton 1-0 dhe rikthehet te ëndrra: Gasperini “mposht” Fabregasin në Olimpico

15 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ushtarët amerikanë njoftojnë se tetë janë vrarë në goditjet ndaj anijeve të dyshuara për drogë.

16 Dhjetor, 2025

Deputetet meksikane kapen për flokësh në Kongres

16 Dhjetor, 2025

Trump padit BBC-në për 10 miliardë dollarë për shpifje lidhur me një dokumentar të montuar Padia prej 33 faqeve akuzon BBC-në se transmetoi një “përshkrim të falsifikuar, shpifës, mashtrues, poshtërues, nxitës dhe keqdashës të Presidentit Trump,” duke e cilësuar atë si “një përpjekje të hapur për të ndërhyrë dhe ndikuar” në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2024.

16 Dhjetor, 2025
Sulm me thikë në Moskë: Një adoleshent vret një shok të klasës dhe plagos rojen e shkollës.

Sulm me thikë në Moskë: Një adoleshent vret një shok të klasës dhe plagos rojen e shkollës.

16 Dhjetor, 2025
Aktori i njohur i serialeve, 45 vjeçare, ndërron jetë papritur!

Aktori i njohur i serialeve, 45 vjeçare, ndërron jetë papritur!

16 Dhjetor, 2025

Rrëzohet avioni në Meksikë/ Humbin jetën TRAGJIKISHT 7 pasagjerë!

16 Dhjetor, 2025

Kryeministri i NSW mbron reagimin e policisë ndaj sulmit në Bondi

16 Dhjetor, 2025
Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Berlin: Zelensky thekson se nuk do të dorëzojmë Donbasin.

Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës në Berlin: Zelensky thekson se nuk do të dorëzojmë Donbasin.

16 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.