Ndërkohë që SHBA pezullon përpunimin e vizave të emigrantëve, përfshi ata shqiptarë, një shqiptar është vlerësuar maksimalisht për kontributin e tij në shoqërinë amerikane.
Imam Gazmend Aga është vlerësuar me një certifikatë mirënjohjeje nga shteti i New Jersey-t, përmes një Rezolute Legjislative të Përbashkët të Senatit dhe Asamblesë, si shenjë vlerësimi për punën e tij të jashtëzakonshme në promovimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërkulturore.

Në dokumentin zyrtar theksohet kontributi i vazhdueshëm i Aga-s si udhëheqës fetar dhe ndërtues komuniteti, si dhe roli i tij i rëndësishëm në forcimin e dialogut, bashkëjetesës dhe respektit mes komuniteteve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.

Ky vlerësim përfaqëson një nder të madh jo vetëm për vetë Gazmend Aga-n, por edhe për mbarë diasporën shqiptare në SHBA, duke e renditur atë ndër figurat më të spikatura që kontribuojnë pozitivisht në shoqërinë amerikane dhe në ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes kulturave dhe feve të ndryshme.

Një moment krenarie për komunitetin shqiptar në diasporë. Proud of you! 🇦🇱🇺🇸










