Simpatizanti i njohur i Partisë Demokratike, Ilir Vrenozi, në një lidhje direkte me Skype në emisionin Breaking në Top News, ka bërë një deklaratë të fortë duke sfiduar kryeministrin Edi Rama për një “përballje kokë më kokë”.
Vrenozi tha se ndihet i përkrahur nga një pjesë e madhe e qytetarëve, përfshirë edhe diasporën shqiptare, dhe theksoi se ka marrë mijëra mesazhe mbështetjeje në rrjetet sociale.
“Kam 90 mijë ndjekës, dhe pa hapur akoma 650 mesazhe. Diaspora është ngritur në këmbë për të më mbështetur”, u shpreh ai.
Ai deklaroi se nëse sulmet ndaj tij vijojnë, do të dalë publikisht në përballje me kryeministrin.
“Po nuk e munda, do të marr jetën time. Do të vetëvritem te sheshi ‘Skënderbej’. Nëse ai më mund, do varem atje”, tha Vrenozi.
Ai gjithashtu akuzoi Ramën për manipulim të zgjedhjeve dhe tha se vendi duhet të kishte hyrë në një qeveri teknike: “E kam thënë prej kohësh se ky i vjedh zgjedhjet. Nuk duhet të kishin hyrë fare, duhej një qeveri teknike”.