Në seancën e sotme paraprake të mbajtur ndaj Ilir Metës, e cila është në vijm mësohet se kreu i Partisë së Lirisë pretendon se gjatë gjithë viteve ai nuk ka bërë një jetë luksi, duke pretenduar se nuk ka fshehur asnjë pasuri, ndryshe nga seç akuzohet.
Burimet për mediat bëjnë me dije se Meta ka deklaruar se “kam bërë jetë thjeshtë dhe jo jetë luksi, nuk kam pirë verën as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me Çarter”.
Pas më shumë se një viti në ambientet e “313”, Ilir Meta raportohet se ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kërkesa për zëvendësimin e masës ka qenë depozituar më herët nga ana e Metës, ndërsa mësohet ai është “dorëzuar” duke u tërhequr.
Ndërkohë nga ana tjetër në një prononcim për mediat ish-politikanja njëherazi ish-partnerja e Metës, Monika Kryemadhi u shpreh se sot do të ketë zhvillime.
Kujtojmë se Ilir Meta së bashku me ish-partneren e tij, Monika Kryemadhi, janë vënë nën hetim nga SPAK për skandalin e CEZ-DIA.
Konkretisht ish-çifti është marrë i pandehur për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.










