Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes platformës “Facebook” ka dhënë lajmin e mirë për një nga vajzat e cila është rritur në Partinë e Lirisë, pasi ka kontribuar për vite me radhë pranë kësaj force politike si dhe për vite me radhë ka qenë një nga punonjëset më të afërta të ish-kryetares të LSI-së.
Kryemadhi ka shprehur fjalët e bukura dhe të ëmbla për të, duke shkruar se ajo ka sjellë në këtë botë një vajzë.
Reagimi i Kryemadhit:
Sot Sara e vogël u bë e Madhe u bë mami. Sara sot statusi yt social është ngritur në piedestal sot qenia jote merr komplet kuptim tjetër, jeta jote sot do të ekzistoj në çdo sekondë për vajzën tënde , ti do lutesh që Zoti të të japi forcë për të jetuar dhe do durosh çdo dhimbje, do sfidosh çdo gjë për një qëllim, atë të të qenurit NËNË.
Mirë se erdhe në Club Sara Alvora.
