Një makinë luksoze me vlerë 250 mijë euro është sekuestruar nga policia e Tiranës.
Blutë e kryeqytetit thonë se makina u sekuestruara në kuadër të operacionit të koduar “Stolen linë”, ndërsa në kërkim është shpallur një 34 vjeçar.
Mjeti tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni i koduar “Stolen line”.
Sekuestrohet 1 automjet me vlerë rreth 250 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim 34-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.











