Nje shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selitë të Vogël, në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:20 të datës 19 dhjetor 2025, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.









