Policia e Shkodrës ka arrestuar një 49-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në pranga ka rënë shtetasi Shpëtim Çulaj, banues në fshatin Aliaj.
Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.










