Kryedemokrati Sali Berisha është përballur më një situatë disi të sikletshme gjatë fjalës së tij në një takim me demokratët në Mirditë.
Në momentin kur Berisha po mbante fjalën e tij, teksa po përmendte kryeministrin Edi Rama ka marrë disa reagime nga salla nga një i pranishëm.
Berisha reagoi duke qeshur dhe duke kërkuar që personi që bëri ndërhyrje gjatë fjalës së tij të vijonte të qëndronte në takim.
“Duhet edhe një kështu. Normale. Lereni, mos e ngacmoni. Nuk prish punë. Gjithmonë duhet një kështu”,-tha Berisha duke qeshur.











