• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“I kam fituar të gjitha garat!” Kandidat në listat e hapura, Gjiknuri: Nuk i jam trembur asnjë beteje politike

13 Mars, 2025
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ka reaguar pas kandidimit të tij në listat e hapura të Partisë Socialite për Qarkun e Vlorës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit, Gjiknuri u shpreh i lumtur për rikthimin e tij në Vlorë. Ndërsa më herët, përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri reagoi duke treguar kënaqësinë dhe lumturinë e tij për rikthimin në familjen socialiste të qarkut Vlorë. 

Ndërkohë, referuar emrave të socialistëve që partia i la jashtë listave, Gjiknuri theksoi se për PS-në trëndafili i saj peshon më shumë se çdo emër i përveçëm. Sipas tij, të gjithë janë kalimtarë dhe ajo çka mbetet është Partia Socialiste!

Lexo edhe:

“Trimoshët e BKH me armë pranë Kryeministrisë, momenti më i paharrueshëm”, Rama reagon pas njoftimit të Byrosë: Është koha për një reflektim të thellë që…

Incident i rrezikshëm ajror: Avioni i JetBlue shpëton nga përplasja me cisternën e Forcës Ajrore Amerikane

REAGIMI I GJIKNURIT

RIKTHIMI NË VLORË ËSHTË NDER DHE PËRGJEGJËSI

Rikthehem me shumë kënaqësi në familjen socialiste të qarkut Vlorë, ku me punën e palodhur dhe angazhimin e përbashkët shënuam rezultatet më spektakolare, me fitoret e njëpasnjëshme dhe me përqindje votash rekord në tre procese zgjedhore në 2017, 2019 dhe 2021.

Rikthehem për të çuar përpara punën që lamë në mes për shkak të detyrave të reja që mu ngarkuan si Sekretar i Përgjithshëm dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit. Falenderoj Kryesinë e PS dhe drejtuesin politik të Qarkut Vlorë Bledi Çuçi.

Sëbashku e bëmë Vlorën të ndjehet krenare dhe konfirmuam se ajo mbetet shpirti e zemra e socialistëve. Ajo ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë lokomotiva që udhëheq Partinë Socialiste drejt sukseseve elektorale. 

Që në ditën e parë të angazhimit tim politik, jam udhëhequr nga disa parime dhe kam patur për mision, të rri në lartësinë e vlerave dhe kontributit të babait tim, i cili ishte jo vetëm aktivist i nderuar i shoqërisë civile por më tej edhe ndër deputetët e parë të Partisë Socialiste.

Nuk kam patur kurrë iluzionin se me përfshirjen në politikë nuk do të merrja kosto e nuk do të tentonin të më baltosnin. Me rëndësi për mua ka qenë të jem besnik i trashëgimisë qytetare dhe politike të familjes sime. Kam qenë gjithmonë besnik i vlerave të majta socialiste dhe kam shërbyer në çdo moment kudo ku më kanë dhënë besimin të shërbej. Një angazhim gjithnjë në mbrojtje e respekt të interesave të çdo qytetari shqiptar dhe padiskutim edhe të çdo anëtari e simpatizanti të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kam punuar çdo ditë e kudo me objektivin për ta forcuar Partinë Socialiste dhe rritur fuqinë e saj për transformimin e vendit. Falenderoj përzemërsisht qytetarët e Gramshit që në rrugën time politike më besuan për herë të parë duke më zgjedhur dy herë rresht deputet në 2009 dhe 2013. Respekt për qytetarët e mençur të Dibrës me të cilët shënuam një fitore të thellë në 2016, në një moment delikat politik kur kërcënohej vijimi i qeverisjes së PS-së. Mirënjohje për qytetarët e Qarkut të Elbasanit dhe socialistët me të cilët punuam dhe garantuam një fitore të qartë e të pastër në 7 bashkitë në zgjedhjet e vitit 2023.

Në gjithë këto vite të angazhimit tim politik nuk i jam trembur asnjë beteje politike. Sigurisht, nuk besoj se ka një njeri qoftë edhe në kampet kundërshtare që të më klasifikojë në kategorinë e atyre që u tremben as listave të mbyllura, as atyre të hapura dhe as përballjeve mazhoritare.

Nga Paulin Stërkaj tek Lavdrim Krashi, kush janë 24 deputetët e PS-së që Rama i largoi përfundimisht?
Në 11 Maj, i gjithë Qarku i Vlorës do të votojë masivisht për Partinë Socialiste duke konfirmuar edhe njëherë se trëndafili i saj peshon më shumë se çdo emër i përveçëm. Të gjithë jemi kalimtarë! Ajo çka mbetet është Partia Socialiste!

Me mbështetjen tuaj do të vazhdojmë sëbashku të transformojmë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

Suksese dhe fitore në 11 Maj! Asnjë hap prapa! Forca Vlora! Rroftë Shqipëria! Rroftë Partia Socialiste!

Nga Kategoria

“Trimoshët e BKH me armë pranë Kryeministrisë, momenti më i paharrueshëm”, Rama reagon pas njoftimit të Byrosë: Është koha për një reflektim të thellë që…
Aktualitet

“Trimoshët e BKH me armë pranë Kryeministrisë, momenti më i paharrueshëm”, Rama reagon pas njoftimit të Byrosë: Është koha për një reflektim të thellë që…

14 Dhjetor, 2025
Incident i rrezikshëm ajror: Avioni i JetBlue shpëton nga përplasja me cisternën e Forcës Ajrore Amerikane.
Aktualitet

Incident i rrezikshëm ajror: Avioni i JetBlue shpëton nga përplasja me cisternën e Forcës Ajrore Amerikane

14 Dhjetor, 2025
Elbasani dhe Vllaznia vazhdojnë të bashkëjetojnë në renditje, Partizani largohet nga zona e rrezikut; si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 13-të?
Aktualitet

Egnatia ndjek Elbasanin në krye, Vllaznia rrezikon “Final 4”. Pas javës së 16-të në Superiore, ja si është situata

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Guardiola lë pas Ferguson dhe Wenger: vendos një tjetër rekord në Premier League

15 Dhjetor, 2025

Mbappé prek një tjetër rekord, Real Madrid rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh

14 Dhjetor, 2025

Ruben Amorim mendon se aktivizimi i Kobbie Mainoo është një shaka

14 Dhjetor, 2025

Jordan Henderson shënoi pas katër vitesh në Premier League dhe ia kushtoi golin të ndjerit Diogo Jota

14 Dhjetor, 2025
“Trimoshët e BKH me armë pranë Kryeministrisë, momenti më i paharrueshëm”, Rama reagon pas njoftimit të Byrosë: Është koha për një reflektim të thellë që…

“Trimoshët e BKH me armë pranë Kryeministrisë, momenti më i paharrueshëm”, Rama reagon pas njoftimit të Byrosë: Është koha për një reflektim të thellë që…

14 Dhjetor, 2025

Një gol është i mjaftueshëm për bardhezinjtë, Juventusi triumfon ndaj Bolognas dhe afrohet me zonën Champions

14 Dhjetor, 2025
Autobusi me 40 studentë doli nga rruga dhe u godit nga një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

Autobusi me 40 studentë doli nga rruga dhe u godit nga një shkëmb, 16 të rinj humbin jetën

14 Dhjetor, 2025
Detajet e sulmit terrorist në Australi: Babë e bir autorët e masakrës, flamuri i ISIS u gjet në vendin e ngjarjes

Detajet e sulmit terrorist në Australi: Babë e bir autorët e masakrës, flamuri i ISIS u gjet në vendin e ngjarjes

14 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.