Pritja duket se i ka lodhur pacientët, veçanërisht ata që janë në kushtet kur e vetmja zgjidhje është operacioni, asnjë medikament nuk ua lehtëson dhimbjen.
Në këto kushte, pjesa më e madhe e tyre kanë nevojë që të marrin përkujdesje në banesë për shkak të problemeve të rënda fizike.
“A e ke bërë ti një ndërhyrje që e ke pasur të planifikuar tek Spitali i Traumës? Jo shpirt, nuk e kam bërë”, u shpreh qytetari.
“Nuk e kam bërë jo, por e kam shkruar aty, kam paguar 30 mijë lekë kur të dalë radha’u shpreh qytetari.
“Mirë se doktori më ka thënë ishalla do të vijë ndonjë gjë, kush e di, burri më ka vdekur, vetëm jam’ u shpreh qytetari.
Gjatë hulumtimit dhe bashkëbisedimit me pacientët binte në sy fakti se disa prej tyre, ndonëse ishin në listën e pritjes, ata e kishin kryer ndërhyrjen në Spitalin e Traumës. Kjo ngre një pikëpyetje tjetër se përse ndodhen në listë dhe kanë një kartelë të hapur në spital, ndërkohë që shërbimin e kanë marrë nën dyshimet për favorizim në radhë.
“E kam kryer, e keni bërë aty apo në privat? Aty, po aty e kam bërë. Në çfarë date? Nuk e mbaj mend, më duket ka qenë në fund të majit’ u shpreh qytetari.
Lidhur me këtë pretendim të pacientëve, Spitali tha se krahas urgjencave dhe listës së pritjes ofron edhe shërbim për ata që i blejnë vetë materialet e domosdoshme për ndërhyrjen.
Trauma: Krahas listës së pritjes, SUT gjithmonë ka ofruar shërbimin e realizimit të ndërhyrjes kirurgjikale për pacientë që sigurojnë vetë materialin ortopedik të nevojshëm dhe nuk presin radhën e listë-pritjes. Ky fakt dokumentohet në kartelën e pacientit, i cili natyrisht firmos edhe konsentin e informuar, si për çdo operacion.
Ndërsa pacientë të tjerë lanë të kuptohej se janë në negociata për një rrugë të shkurtër, që nënkuptonte dhënien e ryshfetit…
“Foli djali me doktorin, por akoma nuk po e rregullojmë dot vetë njëherë, a kupton, besoj se e merr vesh…”
“E kemi bërë aty, tek Trauma, por e kemi bërë me pagesë, kena blerë protezën, e kupton? Ku e keni blerë? Te spitali, te Spitali i Traumës, 3500 euro”, u shpreh qytetari.
“Pagesën si e keni bërë? Ku e keni bërë? Në spital? Po, në spital e kemi bërë cash”, u shpreh qytetari.
“I ka marrë doktori, atij ia kena dhënë”, u shpreh qytetari.
“Herën e parë 3 mijë euro. Kush ua tha? Mjeku na tha”, u shpreh qytetari. /Emisioni Inside Story











