Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesin e sapoemëruar të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho.
Përmes një njoftimi zyrtar, OSBE në Tiranë bëri të ditur se “ambasadori Tarran e ka uruar Brahon për detyrën e re, duke riafirmuar njëkohësisht mbështetjen e fortë të OSBE-së për rolin kyç të SPAK-ut në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”.










