Një 63-vjeçar i dënuar me 4 vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të narkotikëve është arrestuar në Elbasan.
Në pranga ka rënë Aqif Bezati, 63 vjeç, i cili ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi”. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 20 nëntor 2025, me 4 vite burgim.
Bezati akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur pa kryer edhe 7 muaj e 10 ditë burgim.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik vunë në pranga shtetasin Aqif Bezati, 63 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 20.11.2025, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur pa kryer edhe 7 muaj e 10 ditë burgim.











