Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit. Arrestimi i tij u bë pasi ai përplasi dy punonjës policie, të cilët po kryenin kontrolle rutinë.
Si pasojë e përplasjes, efektivët pësuan dëmtime të lehta dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u larguan nga spitali jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.











