Nesër është 10 gushti, Shën Lorenci. Dhe, si çdo vit, shumë prej nesh do të ngremë sytë nga qielli për të shprehur një dëshirë që, ndoshta një ditë, mund të bëhet realitet. Kush e di!
Shumë të tjerë, në pjesë të tjera të botës më “të pafata” se e jona, sytë nga qielli do t’i ngrejnë për të parë bombat që bien në vend të yjeve: atje dëshira nuk është gjë tjetër veçse një fjalë bosh dhe ata do të thonë:
“I dashur yll, nuk shpreh asnjë dëshirë. Nuk të besoj më.”